LAJMI I FUNDIT:

Kurti: Muzika dhe arti kanë humbur ikonën e tyre, kombi ynë ka humbur anëtaren më të çmuar

Kurti: Muzika dhe arti kanë humbur ikonën e tyre, kombi ynë ka humbur anëtaren më të çmuar

Është mbajtur Akademia Përkujtimore në Teatrin Kombëtar në nder të ikonës së muzikës shqipe, Nexhmije Pagarusha.

Në akademi morën pjesë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, kryeparlamentarja, Vjosa Osmani ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi, në emer të komunitetit artistik ka folur kompozitori Rafet Rudi dhe në emër të familjes mbesa Mirjeta.

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani tha se e gjithë Kosova dhe të gjithë ata që e vlerësuan artin e kulturën dhe ikonës së muzikës shqipe, Nexhmije Pagarusha, sot janë në dhimbje të madhe.


Osmani shpreson se institucionet në nderim të veprës së saj do të bëjnë të pamundurën që tash e tutje të përkrahin artin e kulturën dhe njerëzit që i dhanë kaq shumë Kosovës me veprën e tyre.

Ndër të tjera, ajo tha se këngëtarja do të jetë shembull për të gjitha gratë dhe vajzat e reja në Kosovë, që të guxojnë të ëndërrojnë e ato të bëhen realitet.

Kryeministri i vendit e ka nderuar lartë figurën e të ndjerës, duke përmendur sakrificat që ajo bëri për t’u shndërruar në një ikonë muzike.

Albin Kurti

“Muzika dhe arti tani kanë humbur ikonën e tyre, kombi ynë ka humbur anëtaren më të çmuar. Ata që e kanë njohur nga afër, ata që kishin pasur fatin të punonin me to tregonin për disiplinën dhe artin në punë. Jetonte për atë që bënte. Nexhmija ishte një vajzë nga fshati. Larg kryeqytetit ku jetonin dhe vepron njerëzit e artit. Ajo ka lënë pas vetës pesë albume dhe 88 këngë, secila më e mirë se tjetra. Zëri i saj ishte unik. Nexhmije Pagarusha, Dada Nexh ishte bilbil i gëzuar edhe sa i trishtë. I përjetshëm do jetë kujtimi për të”, ka thënë ai.

Në shenjë respekti për yllin e muzikës ka folur edhe ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi, i cili thotë fjalët më të mira për Pagarushën.

Qemal Minxhozi

“E nderuar familje Pagarusha. Jam këtu sot në një moment të trishtë për të përcjellur ngushëllimet më të thella nga institucionet e Shqipërisë. Së pari herë të këngës shqiptare nuk e kemi midis nesh, ajo hesht gjë të cilën nuk e ka pasur zakon kur ishte në mes nesh. Dashuria e saj për Kosovën dhe Shqipërinë e bëri nënën shqiptare. Bilbili Pagarusha ka qenë simbol i dashurisë mes Shqiptarëve. Pak e kanë njohur shpirtin, bujarinë dhe karakterin e saj. Ajo nuk jeton më por ne jetojmë tek ajo. Faleminderit zonjë që ishe. Ikonat nuk vdesin kurrë. Ato vetëm lartësohen”, thotë ai.

Një ndër bashkëpuntorët më të afërt të Nexhmijes ishte edhe kompozitori Rafet Rudi, me të cilin punoi një kohë të gjatë dhe në këtë ditë një fjalim nga ana e tij për këngëtaren Pagarusha nuk ka munguar.

Rafet Rudi

“Nexhmije Pagarusha hyn në radhën e personaliteteve që e shënojnë kohën e vet. Ajo identifikohej me zërin e saj. Ajo ka qenë shenja me të cilën muzika popullore është njohur në Ish-Jugosllavi, Ballkan. Përmes muzikës së saj e kemi njohur veten. Ajo ka pasuruar në veçanti muzikën kosovare, duke bërë të njihet si e tillë. E ka definuar muzikën shqipe të Kosovës”, ka thënë ai.

Në emër të familjes, ka folur mbesa Mirjeta, e cila tregon lidhjen që artistja kishte me mbesat nipat e po ashtu flet edhe për dy vitet e fundit të saj.

“Ju përshëndes të gjithë. Jam njëra nga mbesat. Kam nderin të flas në emër të familjes. Mjaft e vështirë të përkufizoj për të të gjitha sot. A mundem me i përmbledh të gjitha në këtë ditë të rëndë. Sot flas nga ana familjare për gjyshen time. Ajo ka qenë grua e fortë, me shumë vlera, modeste. Për të ishte familja gjithnjë në rend të parë. Për mbesat, për nipat ka treguar shumë durim, na kushtonte kohë, na tregonte sfidat që ka kaluar gjatë karrierës së saj. Gjithmonë ka qenë e gëzuar dhe e buzëqeshur. Na ka mësuar të jemi të pavaruara. Të mburremi të jemi shqiptare. Na ka dhënë shumë dashuri. Dy vitet e fundit për të nuk ishin të lehta. Në këto momente ngushëllohej shumë me muzikën e saj. Nuk të humbi vetëm populli, por edhe familja e saj ka humbur një gjyshe, një nënë, një teze, një hallë. Ju falënderoj të gjithëve”, ka thënë mes të tjerash Mirjeta.

Varrimi i Nexhmije Pagarushës do të bëhet sot në orën 14:30 në fshatin Pagarushë të Malishevës, në një ceremoni familjare sipas amanetit të saj të fundit.

Pas varrimit, e pamja do të vazhdojë edhe për dy ditë të tjera deri më datë 11.02.2020 në Teatrin Kombëtar në Prishtinë, nga 8:00 deri në 17:00.

Bilbili i muzikës shqipe ndërroi jetë të premten në moshën 86-vjeçare. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Fejohet Majk, publikon fotografi nga propozimi që i bëri partneres

Fejohet Majk, publikon fotografi nga propozimi që i bëri partneres

Magazina
Ronaldo pret në intervistë YouTuber-in e famshëm MrBeast, e pyet se a frikohet që futbollisti do t'ia kalojë me shikueshmëri

Ronaldo pret në intervistë YouTuber-in e famshëm MrBeast, e pyet se a frikohet që futbollisti do t'ia kalojë me shikueshmëri

Magazina
Bebe Rexha bëhet zyrtarisht aksionare në gjigantin e pijeve alkoolike

Bebe Rexha bëhet zyrtarisht aksionare në gjigantin e pijeve alkoolike "Provocativo"

Magazina
Driloni në taka, merr “propozimin” nga Edi te këndi i Etna Group në Big Brother VIP Kosova

Driloni në taka, merr “propozimin” nga Edi te këndi i Etna Group në Big Brother VIP Kosova

Magazina
Shyhrete Behluli shënon 50-vjetorin e karrierës së saj muzikore

Shyhrete Behluli shënon 50-vjetorin e karrierës së saj muzikore

Magazina
Ndodh puthja e parë në mes të Kevinit dhe Anës në Big Brother VIP

Ndodh puthja e parë në mes të Kevinit dhe Anës në Big Brother VIP

Magazina
Kalo në kategori