LAJMI I FUNDIT:

Kurti mori pjesë në eventin “Let’s Talk”, histori suksesi me tre persona nga komuniteti rom, ashkali e egjiptian

Kurti mori pjesë në eventin “Let’s Talk”, histori suksesi me tre persona nga komuniteti rom, ashkali e egjiptian

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në eventin “Let’s Talk”, histori suksesi me tre persona nga komuniteti rom, ashkali e egjiptian, organizuar nga OJQ VoRAE.

Në këtë aktivitet, kryeministri pati mundësinë të dëgjojë së afërmi historitë e suksesit të tre personave të komunitetit rom, ashkali dhe egjiptian, Elmira Pajazitin nga Gjakova, Berat Thaqin po ashtu nga Gjakova dhe Qëndresa Ademin nga Fushë Kosova.


“Është kënaqësi që sot të dëgjojmë përvoja të paharrueshme të të rinjve nga komunitetet rom, ashkali e egjiptian. Kosova jonë është e mbushur me profesionistë të shumtë, në fusha të ndryshme e nga komunitete të ndryshme, të cilët jetojnë e veprojnë në vend. Këtë gjë, më së miri do të na e dëshmojnë me rrëfime, emocione dhe histori, të shoqëruara me sfida personale, folësit tanë kryesorë. Ata janë frymëzuesit për të gjithë dhe secilin prej nesh”, tha kryeministri.

Në adresimin e tij, duke folur rreth fushës së arsimit, kryeministri tha se “Qeveria jonë ka investuar me 200 mijë euro në qendra mësimore, si ndihmë për suksesin e nxënësve rom, ashkali dhe egjiptian. Gjithashtu kemi ndarë 500 bursa për nxënësit e shkollave të mesme të komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian e në vitin akademik 2022/2023 kemi ndarë për herë të parë 26 bursa në vlerë 1000 euro secila për studentët e vitit të parë universitar nga komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian. Ndërsa në vitin akademik 2023/2024 në të cilin ndodhemi aktualisht, po i mbështesim me 55 bursa studentët nga këto komunitete, prej tyre 35 vajza dhe 20 djem”.

Ai përmendi dhe masat afirmative për kyçjen në punë, si për nga njohja e diplomave, ashtu edhe për qasjen në vendin e punës përmes konkurseve publike, themelimin e grupit punues ndërinstitucional për parandalimin e raportimin e martesave të hershme të komunitetit rom, ashkali dhe egjiptian, regjistrimi i popullsisë i pranverës së ardhshme dhe punën e Ekipit Ndërinstitucional për Punësimin e romëve, ashkalive dhe egjiptianëve e hapat e vazhdueshëm që sa më shumë prej këtyre komuniteteve të jenë pjesë e tregut të punës. Më tej, theksoi dhe rëndësinë e kyçjes në institucionet publike, në institucionet e sigurisë publike por edhe në sektorin privat të ekonomisë.

“Ne jemi të interesuar që bashkëpunimi ynë të rritet, në javët, muajt e vitet në vijim, e posaçërisht në vitin në të cilin do të hyjmë së shpejti, pra vitin 2024, për çfarë më lejoni që t’iu them gëzuar festat e fundvitit, urime viti i ri, për punë edhe më të mira e për suksese edhe më të mëdha sesa ky vit të cilin, ngadalë, por sigurt po e lëmë pas”, përfundoi kryeministri.

Në trend Lajme

Më shumë
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
Zëvendësministri për Kthim: Sot është tentuar të vritet Marko Jablanoviq, sulmuesit i dështoi “Shkorpioni”

Zëvendësministri për Kthim: Sot është tentuar të vritet Marko Jablanoviq, sulmuesit i dështoi “Shkorpioni”

Siguri
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Lajme
Kalo në kategori