Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, njëherësh kandidat për kryeministër të Kosovës, Albin Kurti, ka folur për programin e qeverisjes së ardhshme.
Kurti ka treguar reformat që do të bëhen në disa fusha duke u nisur nga numri i ministrive, që sipas tij do të jenë 12.
Ai në emisionin “New Bugajski Hour” në RTK ka folur për sektorin e arsimit dhe shëndetësisë.
Sipas tij, duhet të investohet në mësimdhënës dhe jo vetëm në paga.
“Duhet të krijojmë kushte elementare për nxënësit tanë, kemi nevojë për trajnime për mësimdhënësit, sepse disa nga metodat që ata përdorin janë të vjetëruara. Duhet ta kthejmë autoritetin e mësuesit në sistemin arsimor dhe kjo do të thotë duhet të investojmë në mësimdhënës jo vetëm në pagat e tyre por edhe në metodat e mësimit”, ka thënë ai përcjell Telegrafi.
Lidhur me sektorin e shëndetësisë, Kurti ka theksuar se do të sigurojnë ilaçet esenciale.
“Sa i përket shëndetësisë , duhet të sigurohemi që një masë themelore e ilaçeve esenciale të jenë aty, jo si tash, kur shkoni në spital duhet të paguani për barnat që përdorni aty. Aty mungojnë materialet elementare për trajtim. Sot barnat që nevojiten për trajtim në spital janë 30% më të shtrenjta nëse janë më afër spitalit, në kraahasim me barnatorët e qytetit. Këto nuk do të tolerohen më”, është shprehur ai.
Ndër të tjera ai ka përmendur edhe punën e mjekëve në ordinanca private. E, Kurti tha se mjekët duhet të zgjedhin nëse do të punojnë në sektorin privat, apo publik.
“Gjithashtu mjekët duhet të zgjedhin a duan të punojnë në sektorin privat apo publik, sepse nuk është e drejtë që të përdoren spitalet publike për të rekrutuar pacientë për trajtime pas orarit të punës, në ambulanca private, të cilat këta doktorë i kanë krijuar. Pra, mendoj që doktorët duhet të zgjedhin”, është shprehur ai.
Ndër të tjera në këtë emision Kurti ka folur edhe për zhvillimin ekonomik ku tha se duhet të krijohet një Fond Sovran Investues që të sillet kapitali i diasporës brenda ndërmarrjeve publike dhe shoqërore.
“Mendoj që mund të sjellim kapitalin e diasporës sonë brenda ndërmarrjeve publike dhe atyre shoqërore. Duam të kemi një Fond Sovran Investues, të ngjashëm me Holdingun Sovran në Slloveni, ose me Ministrinë e Thesarit në Poloni, ku ky Fond Investues Sovran do të ishte aksionari kryesor në këto industri. Mendoj që investimet mund t’i sjellim në disa sektorë të ekonomisë sonë, kemi telekomunikacionin, energjinë, minierat dhe mineralet, bujëqësinë, sektorin e TI-së. Por do të jemi të kujdesshëm ti japim përparësi diasporës sonë dhe korporatavetë shteteve që kanë ndihmuar më së shumti Kosovën si dhe shtetet që kanë njohur Kosovën”, ka thënë ai./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë
Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime
Barnatoret nuk zbatojnë vendimin e Ministrisë së Shëndetësisë për çmimet e barnave
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?
Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Bëri ndërhyrje horror në Mbappen, lojtari i Espanyolit tregoi se çfarë i tha francezit
Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie
Perez del kundër një top transferimi, cilësohej si zëvendësuesi i Toni Kroos