LAJMI I FUNDIT:

Kurti: Masakra e Dubravës krim kundër njerëzimit dhe akt gjenocidal

Kurti: Masakra e Dubravës krim kundër njerëzimit dhe akt gjenocidal

Në përvjetorin e 23-të të masakrës në Burgun e Dubravës, kryeministri Albin Kurti, ka thënë se kjo është nga ngjarjet më të zymta të gjysmës së dytë të shekullit.

Në një postim në Facebook i pari i ekzekutivit thotë se ai objekt do të duhej të ruhej si vendngjarja e një krimi të jashtëzakonshëm.

“Nuk duhet të zhdukeshin gjurmët e fishekëve të çdo lloji nëpër muret e burgut. Gjithçka ndodhi në atë ngjarje. Ashtu siç përshkruhet në librin e Enver Dugollit, “Qarku i pambyllur i burgjeve”, vdekja rrinte pezull mbi njerëzit, vdekja shtrihej anash të gjallëve, vdekja pritej të vinte nga qielli”.

Kryeministri thotë se Dubrava është dëshmia më makabre e një pushtuesi që e ndjen se po merr fund.

“Ai vret me çdo mjet, dhe shtie mbi cilindo, qoftë edhe mbi të burgosurit krejt të pambrojtur. Kemi lexuar fakte të tilla në historinë botërore. Historia nuk do të ndalet së prodhuari tmerre të tilla. Fatkeqësisht do të dëgjojmë shumë shpejt për bëmat ruse në agresionin ndaj Ukrainës”.

“Në Dubravë, pushtuesi serb mblodhi një numër të madh të burgosurish politik. Duke e ndjerë se i erdhi fundi, nga imagjinata e tij më perverse e më gjakësore ndërtoi plotonin e ekzekutimit që zgjati disa ditë. I rreshtoi tërë të burgosurit në sheshin në fund të burgut dhe drejtoi mbi ta tytat e çdo tipi arme që dispononte, nga të gjitha lartësitë që mund të sajonte. I goditi nga jashtë mureve”.

Kurti që edhe vet kishte qenë i burgosur politikë, teksa përshkruan këtë ngjarje thotë se pushtuesi në fundin e tij kishte shumë më tepër frikë se të burgosurit e çarmatosur.

“Ai përbënte një masë sadistësh. Me vdekjen që mbolli nuk u mjaftua. I duhej t’i vriste të gjithë të burgosurit. Nuk duhet të mbetej askush i gjallë për të dëshmuar, andaj edhe ndërmori disa ekspedita ekzekutive. E megjithatë nuk ia doli dot”.

“Dëshmitë janë rrënqethëse, por dhe aktet heroike të disa të burgosurve që u vinin në ndihmë shokëve të tyre janë po ashtu rrënqethëse. Mbetet shenjë heroizmi ajo masë organizimi mes të burgosurve, për mbrojtje, mjekim apo ushqim. E mbi të gjitha, kur të gjallët qëndronin në të njëjtin shesh me shokët e tyre të vrarë”.

Kryeminitri thotë se Dubrava, duhet rrëfyer dhe duhen lexuar dëshmitë për ngjarjen.

“Pushtuesi mizor nuk arriti ta përmbyllte masakrën. Dubrava duhet shpjeguar dhe duhet kuptuar edhe më mirë, sepse është krim kundër njerëzimit dhe akt gjenocidal”, ka shkruar tutje Kurti./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajme
Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Muhamet Hajrullahu
Dyshohet se ishte duke u përgatitur për ta kryer një vrasje, arrestohet i dyshuari në Pejë

Dyshohet se ishte duke u përgatitur për ta kryer një vrasje, arrestohet i dyshuari në Pejë

Kronika e Zezë
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori