LAJMI I FUNDIT:

​Kurti: Marrëveshjet me Shqipërinë janë më shumë sesa në një iniciativë rajonale

​Kurti: Marrëveshjet me Shqipërinë janë më shumë sesa në një iniciativë rajonale

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se 19 marrëveshjet e nënshkruara mes Kosovës dhe Shqipërisë janë shumëfishë më shumë sesa janë bërë në iniciativa rajonale.

Ai tha se raportet Kosovë-Shqipëri janë vëllazërore për çka nuk ka nevojë për ndërmjetës.


Kurti në konferencën e përbashkët me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, theksoi se s’kanë lëvizur nga qëndrimet për iniciativën rajonale “Ballkani Hapur”.

“Marrëdhëniet tona bilaterale janë të shkëlqyeshme dhe vëllazërore dhe vëllezërit nuk kanë ndërmjetësues ndërmjet njëri-tjetrit. Prandaj edhe mbledhja, është një mbledhje midis Kosovës e Shqipërisë, Shqipërisë e Kosovës që t’i forcojë të dy shtetet tona në funksion të qytetarëve tanë për interesin, dëshirat e nevojat e tyre. Ndërkaq, për çështjen e ngritur, ajo është e një dimensioni tjetër, pra jo bilaterale, jo midis Kosovës dhe Shqipërisë dhe për atë nuk kam asgjë të re t’iu them… 19 marrëveshje, memorandume dhe protokolle, kjo është shumëfish më shumë sesa marrëveshjet që janë bërë në një tjetër iniciativë rajonale, por unë jam i bindur që lajm sot është përforcimi dhe avancimi i së përbashkëtës sonë dhe jo dallimet që dihen… Ne jemi në CEFTA siç dihet dhe mbase do të marrë së shpejti një fillim të ri Procesi i Berlinit. Jemi të interesuar për sa më shumë bashkëpunim, por sot nuk kishim një takim rajonal, por bilateral dhe vëllazëror”, tha ai.

Pas mbledhjes së përbashkët mes dy qeverive, Kurti tha se është në interesin e të dyja vendeve të qëndrojnë bashkë.

“Pas zbatimit thuajse të plotë të marrëveshjeve që nënshkruam në nëntor të vitit të kaluar, gëzohem që sot u pajtuam edhe për një mori të reja, plot 19 të tilla, duke shtuar kështu edhe më shumë bashkëpunimin tonë në fushën e arsimit, rendit, energjisë dhe infrastrukturës, tregut të përbashkët ekonomik, turizmit, mbrojtjes e të tjera. Gjithmonë marrëveshjet bilaterale mes dy vendeve bëhen për t‘i shtuar marrëdhëniet dhe për t’i afruar edhe më shumë qytetarët. Ne, me marrëveshjet bilaterale që nënshkruajmë, ruajmë dhe avancojmë marrëdhëniet tona të afërta, teksa qëndrojmë të përbashkuar si sot rreth nevojës, dëshirës dhe qëllimit për zhvillim, barazi, drejtësi dhe mirëqenie. Vendet tona nuk i bën bashkë vetëm interesi, por është në interesin tonë të qëndrojmë bashkë. Aq sa na bashkon historia, gjuha dhe kombi, aq duhet të na lidhë bashkëpunimi institucional në çdo fushë, bashkëpunim ky që lehtëson dhe përmirëson jetën e qytetarëve tanë dhe rrit besimin social ndërmjet qytetarëve në dy anët e kufirit. Sidomos, ky besim i ndërsjellë social ka dëshmuar që është qenësor në gatishmërinë për bashkëpunim ekonomik dhe tregtar”, shtoi ai.

Mbledhja e qeverive Kosovë-Shqipëri, këto janë 19 marrëveshjet që u nënshkruan sot
Lexo po ashtu Mbledhja e qeverive Kosovë-Shqipëri, këto janë 19 marrëveshjet që u nënshkruan sot

Lidhur me raportimet se kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka qëllim rrëzimin e tij, Kurti nuk pranoi të komentojë, por tha se deklaratat, komentet, insinuatat dhe intrigat e ndokujt janë të pakrahasueshme me atë çfarë po bëjmë në mbledhjet e përbashkëta.

“Së pari, ne nuk mund të bëjmë tani komente apo të japim përshtypjet tona për konglomerat përshtypjesh nga më të ndryshmet sepse atëherë nuk jemi kryeministra por ndoshta as analistë të mirë. Porti i ri i Durrësit, Porti i Thatë i Prishtinës, Hekurudha në mes. Kjo është çështja me e rëndësishme për Kosovën dhe për Shqipërinë dhe unë për këtë, çdo ditë në vijim do të bëj fushatë. Kjo është tejet vendimtare për një hov të madh ekonomik të kombit tonë mbarë, prandaj deklaratat, përshtypjet, insinuatat, intrigat, komentet e ndokujt janë të pakrahasueshme me atë çfarë po bëjmë ne këtu në mbledhjet e përbashkëta”, tha ai.

Ndërkohë, foli edhe për gjykimin në Hagë të ish-krerëve të UÇK-së nga Gjykata Speciale.

“Unë kam vlerësuar që është më e udhës që të takoj avokatët mbrojtës të të gjithë luftëtarëve të UÇK-së që janë në paraburgim në Hagë, në një paraburgim të stërzgjatur, sepse ka kaluar një vit e gjysmë që kur mbahen në paraburgim. Ndërkohë që kryetari i Kuvendit i ka vizituar atje dhe unë ende nuk kam arritur që të takohem me të pas vizitës që ai ka bërë dhe këtë do ta bëj aspak më larg se sa sonte”, deklaroi Kurti.

Në trend Lajme

Më shumë
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Siguri
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Lajme
Haradinaj: Ne e ruanim Asociacionin për njohje të Serbisë ose për anëtarësim në NATO, Kurti e dha për Këshillin e Evropës

Haradinaj: Ne e ruanim Asociacionin për njohje të Serbisë ose për anëtarësim në NATO, Kurti e dha për Këshillin e Evropës

Lajme
U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

Lajme
Kalo në kategori