LAJMI I FUNDIT:

Kurti: Lybeniqi paraqet gjenocidin e kryer ndaj popullsisë civile, vranë edhe fëmijën 18 muajsh 

Kurti: Lybeniqi paraqet gjenocidin e kryer ndaj popullsisë civile, vranë edhe fëmijën 18 muajsh 
Foto: Arkiv

Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka kujtuar sot masakrën e Lybeniqit, ndërsa theksoi se 80 persona janë ekzekutuar në vend, duke përfshirë një fëmijë 18 muajsh.

Kurti në një postim në Facebook shkruan se shumë krime janë bërë ndaj qytetarëve të Kosovës, e ende aspak drejtësi ndonëse kanë kaluar 22 vjet nga lufta.


Lexoni të plotë postimin:

Java e fundit e marsit 1999 ishte përplot me vrasje e masakra të përditshme. Avokati Bajram Kelmendi me dy djemtë në Prishtinë, kryesindikalisti Agim Hajrizi e veprimtari i shquar Latif Berisha në Mitrovicë, masakrat në Krushë të Madhe e të Vogël, në Suharekë e në Izbicë e deri tek ajo në Lubeniq së cilës ia shënojmë përvjetorin sot.

Lubeniqi paraqet gjenocidin e kryer ndaj popullsisë civile. Mbi 80 persona janë ekzekutuar në këtë vend, përfshirë këtu Muhametin e vogël vetëm 18 muajsh.

Shumë krime ndaj nesh e aspak drejtësi për neve ndonëse u bënë 22 vjet që prej atëherë.

Serbia në përgjithësi nuk i ndjek kriminelët e në veçanti disa prej përgjegjësve i afirmon lart në politikë e në shtet. Kosova dergjet nga pasiviteti special i prokurorëve të saj dhe joefikasiteti edhe më special i gjykatësve të saj. Të paktën më 29 maj 2019 e patëm amandamentuar Kodin e Procedurës Penale për të mundësuar gjykimin dhe dënimin në mungesë të kriminelëve, por as kjo nuk po sjell rezultate sa duhet.

Familjet në Kosovë vuajnë, pa adresim të së vërtetës, pa zhdëmtim, restaurim dhe rehabilitim që do t’ua sjellte sistemi i duhur i drejtësisë dhe strategjia e nevojshme e adresimit të së shkuarës.

22 vite pas luftës diskutimi mbi të kaluarën s’do të duhej të ishte në pikën ku është. Megjithatë, ne do të angazhohemi e të bëjmë më të mirën që mundemi e që dimë për të mbyllur plagët e së kaluarës. Sepse vetëm ashtu mund të shikojmë qartë dhe ecim krenar kah e ardhmja. Ndryshe jo. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Lajme
Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Lajme
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Gjendja shëndetësore e 20-vjeçarit që u ther me thikë në Ferizaj është stabile

Gjendja shëndetësore e 20-vjeçarit që u ther me thikë në Ferizaj është stabile

Lajme
​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

Siguri
Kalo në kategori