LAJMI I FUNDIT:

Kurti: Luledielli, kulturë me rëndësi strategjike

Kurti: Luledielli, kulturë me rëndësi strategjike

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është shprehur se luledielli është kulturë me rëndësi strategjike.

Kurti me anë të një shkrimi në Facebook njoftoi se fermeri Shukri Sallahu ka mbjellë 30 hektarë me lulediell.


“Përmes Programit për Pagesa Direkte 2023, një hektar me lulediell është përkrahur me 454 euro, duke përfshirë këtu subvencionimin e naftës dhe plehërimit”, shkroi Kurti.

“Shukriu, këtë vit ka shirë 100 hektarë me grurë si dhe pret të korrë edhe 15 hektarë me misër. Sipërfaqet e mbjella me lulediell ishin 48 hektarë në vitin 2022, ndërsa këtë vit janë pothuajse 300 hektarë, pra rreth 521% më shumë”, ka përfunduar ai. /Telegrafi/