LAJMI I FUNDIT:

Kurti: Kur po përballemi me rrezikun nga Serbia, bashkëpunimi me Turqinë ka marrë një rëndësi të re

Kurti: Kur po përballemi me rrezikun nga Serbia, bashkëpunimi me Turqinë ka marrë një rëndësi të re

Me ftesë të Ambasadës turke në Prishtinë, kryeministri Albin Kurti mori sot pjesë në pritjen për nder të 100-vjetorit të themelimit të Republikës së Turqisë.

Ai me këtë rast u shprehu urimet e tij ambasadorit Sabri Tunç Angili, presidentit Recep Tayyip Erdogan dhe popullit të Turqisë, teksa festojnë një shekull të jashtëzakonshëm përparimi, rritjeje dhe vendosmërie të palëkundur.

Në këtë ditë të veçantë, ai tha se duhet t’i kushtojmë një nderim të veçantë figurës së Mustafa Kemal Ataturk, udhëheqja vizionare e të cilit dhe përkushtimi ndaj modernizimit dhe demokratizimit kanë lënë një gjurmë të përhershme në historinë e Turqisë.


“Trashëgimia e Ataturkut është ajo e modernitetit, sekularizmit dhe përparimit”, shtoi Kurti.

Kurti u shpreh se Kosova dhe Turqia kanë një partneritet të fortë dhe të qëndrueshëm, ndërsa komuniteti shqiptar në Turqi dhe komuniteti turk në Kosovë kanë luajtur një rol të rëndësishëm në nxitjen e shkëmbimit kulturor.

“Ky shkëmbim i thellë idesh, traditash dhe përvojash, përgjatë shumë brezave, vazhdon edhe sot të ushqejë marrëdhënien tonë, duke krijuar lidhje të pathyeshme miqësie”, tha ai.

Kurti veçoi se mbështetja e palëkundur e Turqisë për pavarësinë, sovranitetin dhe integritetin territorial të vendit tonë vlerësohet thellësisht nga populli i Kosovës.

“Në një kohë kur siguria e vendit tonë përballet me kërcënimin e agresionit serb, bashkëpunimi ynë me Turqinë në fushën e mbrojtjes ka marrë një rëndësi të re. Në veçanti, ne jemi mirënjohës për gatishmërinë e Turqisë për të furnizuar ushtrinë tonë me dronët Bayraktar. Ushtria jonë ka bërë të më mirën e mundshme për t’i ardhur në ndihmë gjithashtu popullit turk, duke dërguar menjëherë një mision kërkim-shpëtim në Hatay pas tërmetit shkatërrues atje në fillim të këtij viti”, shtoi ai.

Në shënim të këtij përvjetori historik për Turqinë, Kurti rikonfirmoi përkushtimin për të forcuar e thelluar marrëdhëniet dypalëshe në të ardhmen.

Në trend Lajme

Më shumë
“Naimi e ka tradhtu Liridonën, ajo e ka kuptu rastin”, avokati i familjes Ademaj tregon rastin që çoi në telashet e para mes çiftit

“Naimi e ka tradhtu Liridonën, ajo e ka kuptu rastin”, avokati i familjes Ademaj tregon rastin që çoi në telashet e para mes çiftit

Drejtësi
Ngjarje si në filma në Sarandë, hidhet në det për t’i shpëtuar policisë - arrestohet nga kufitarët me skaf

Ngjarje si në filma në Sarandë, hidhet në det për t’i shpëtuar policisë - arrestohet nga kufitarët me skaf

Lajme
Ndryshime në udhëheqjen e tri stacioneve policore pas ngjarjeve të fundit në Pejë, Klinë dhe Prizren

Ndryshime në udhëheqjen e tri stacioneve policore pas ngjarjeve të fundit në Pejë, Klinë dhe Prizren

Siguri
U denoncua publikisht nga Rama për ndërtimet në Theth, prokurorja Gjeli letër KLP-së: Jam e gatshme të përgjigjem para çdo institucioni

U denoncua publikisht nga Rama për ndërtimet në Theth, prokurorja Gjeli letër KLP-së: Jam e gatshme të përgjigjem para çdo institucioni

Lajme
Bllaca, dëshmitari që shkruante nga burgu në Facebook dhe udhëzonte drejtësinë ndërkombëtare

Bllaca, dëshmitari që shkruante nga burgu në Facebook dhe udhëzonte drejtësinë ndërkombëtare

Drejtësi
“Motra” e Bllacës në EULEX – Roli i dyfishtë i Zdenka Pumper në rastet kundër UÇK-së

“Motra” e Bllacës në EULEX – Roli i dyfishtë i Zdenka Pumper në rastet kundër UÇK-së

Drejtësi
Kalo në kategori