Kryeministri Albin Kurti ka kujtuar masakrën e Rahovecit.
Kurti përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se sot kujtojmë të rënët por edhe të gjallët e kësaj masakre.
“Sot u bënë 23 vite nga ofensiva e forcave serbe në Rahovec e javës së 19 korrikut të vitit 1998. Për disa ditë me radhë u ekzekutuan, u morën peng e u zhdukën me dhunë shumë shqiptarë civilë në mënyrë arbitrare”, ka shkruar Kurti.
Postimi i plotë:
Kujtojmë Masakrën e Rahovecit
Sot u bënë 23 vite nga ofensiva e forcave serbe në Rahovec e javës së 19 korrikut të vitit 1998. Për disa ditë me radhë u ekzekutuan, u morën peng e u zhdukën me dhunë shumë shqiptarë civilë në mënyrë arbitrare.
Ushtria, policia dhe paramilitarët serbë vazhduan tutje duke masakruar fëmijë, gra e pleq të strehuar në Teqenë e Sheh Myhedinit.
Vranë profesorë. Morën peng civilë. E në fund hapën dy gropa të mëdha ku i varrosën një pjesë të shqiptarëve të vrarë gjatë kësaj ofensive. 150 persona kanë mbetur të vrarë, edhe 10 persona janë ende të pagjetur.
Andaj sot kujtojmë të rënët por edhe të gjallët e kësaj masakre. Ata që na lanë, e ata që mbijetuan për të treguar tmerrin e përjetuar, dhe që akoma e bartin mallin e më të dashurve të tyre që më nuk janë, si dhe të atyre që nuk e dijnë se ku janë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBombardimi i konsullatës në Ukrainë, Qeveria shqiptare interesohet për provat
E refuzuan Abdixhiku e Haradinaj, deklarohet Kurti: Mendova se është më së miri të takohemi të gjithë së bashku
LDK e AAK i bënë "bllok" Kurtit, çfarë thanë nga opozita për ftesën e kryeministrit për takim?
Gara për Parlamentin Evropian, Emma Bonino mbështet fuqishëm kandidatin shqiptar, Muharrem Salihu
Diell dhe vranësira, pasdite rrebeshe shiu
Ushtria shqiptare po ringrihet, 1.8 mld euro për transformim
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Gabimi në Ligën e Kampionëve i kushton, UEFA pritet t’i jap një dënim të ashpër gjyqtarit Marciniak
Zvicra fiton "Eurovision 2024"
Holanda përjashtohet nga finalja e "Eurovision 2024"
Bombardimi i konsullatës në Ukrainë, Qeveria shqiptare interesohet për provat
E refuzuan Abdixhiku e Haradinaj, deklarohet Kurti: Mendova se është më së miri të takohemi të gjithë së bashku
Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron