Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka kujtuar dëshmorët dhe martirët e rënë për liri në Polac.
Ai ka vizituar familjen e Nurije Kabashi Vojvoda në Skenderaj, ku forcat serbe ia kanë vrarë disa anëtarë të familjes, transmeton Telegrafi.
“Pas aterimit në aeroportin “Adem Jashari”, u nisa për në Polac, për të shprehur nderimin më të thellë ndaj martirëve dhe dëshmorëve të rënë për liri. Pas homazheve në Kompleksin Memorial të martirëve në Polac, vizituam familjen e zonjës Nurije Kabashi Vojvoda, në Lagjen 3 të Skenderaj”, thotë Kurti.
Tutje, ai ka shkruar se më 7 prill 1999, forcat e armatosura të Serbisë, zonjës Nurije ia kanë vrarë të atin, Emin Kabashi 59 vjeç, dhe dy vëllëzërit, Islamin, 21 vjeç dhe Nehatin, 17 vjeç.
“Po ashtu, Nurijes ia kanë vrarë pak ditë më herët, më 4 prill 1999, edhe vajzën e axhës, Kumrije Kabashi, 24 vjeçare. Një ditë para se të mbushte 25 vjet. 25 vite pas, ne ishim në Polac për të kujtuar sakrificat për liri dhe betejën e vazhdueshme për drejtësi”, ka theksuar kryeministri.
Në postimin e bërë në Facebook, Kurti u shpreh se “përkujtimi i viktimave dhe dëshmorëve nuk është vetëm obligim moral, por edhe institucional, që të mos lejojmë kurrë që e vërteta të zbehet në harresë”.
“Kujtimi i tyre na udhëzon e frymëzon për të ardhmen, për të ndërtuar një shoqëri më të drejtë dhe më të mirë për të gjithë. Lavdi për ata që dhanë jetën e tyre për çlirim e liri”./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAtentati ndaj vëllait të Aleksandar Jabllanoviqit, flet zëvendësdrejtori i PK-së në Mitrovicën e Veriut
Policia dhe KFOR-i amerikan sulmohen në Leposaviq – iu bllokua rruga dhe u hodhën shishe xhami ndaj tyre
Tragjedia në Shkodër, gjendet trupi i pajetë i fëmijës së dytë në lumin Buna
Kurti, ambasadorëve të QUNT-it: Normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë dhe anëtarësimi në Këshillin e Evropës nuk duhet të përzihen
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?
“Nuk ka asnjë emër që ka pushtuar botën më shumë sesa Skënderbeu”
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Këngëtari i famshëm britanik bën publike lidhjen me bukuroshen shqiptare, Xhoana Xheneti
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse
Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët
VAR sinjalizoi për kartonin e kuq "më të keq në histori" në ligën e Francës, ndërsa tifozët thonë 'ne menduam se Liga Premier ishte keq'