LAJMI I FUNDIT:

Kurti: Kosova mund të mësojë nga modeli estonez në avancimin e synimeve të saja për integrim euro-atlantik

Kurti: Kosova mund të mësojë nga modeli estonez në avancimin e synimeve të saja për integrim euro-atlantik

Pas takimit me homologen e tij, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, zhvilloi një drekë pune me ministrin e Punëve të Jashtme të Estonisë, Urmas Reinsalu.

Duke folur për marrëdhëniet e shkëlqyeshme bilaterale ndërmjet dy vendeve, gjatë bisedës u theksuan ngjashmëritë e përvojave historike dhe situatave gjeostrategjike të Kosovës dhe Estonisë.


Sipas komunikatës, kryeministri Kurti falënderoi ministrin Reinsalu për mbështetjen e Estonisë ndaj Kosovës në politikën e jashtme.

“Kosova mund të mësojë nga modeli estonez në avancimin e synimeve të saja për integrim euro-atlantik sikurse edhe në fuqizimin e institucioneve shtetërore nëpërmjet një reforme cilësore të administratës publike”, u shpreh kryeministri.

Mw tej ai tha se Republika e Kosovës dhe Republika e Estonisë ndajnë qëndrime të njëjta sa i përket agresionit të pajustifikuar rus kundër Ukrainës dhe pajtohen për nevojën për mbështetje të shtuar ndaj Ukrainës.

U potencua gjithashtu nevoja për forcimin e aleancave ndërmjet shteteve demokratike dhe paqedashëse karshi atyre autokratike dhe agresive.

Në këtë kontekst, kryeministri Kurti veçoi rëndësinë e ndërlidhjes së vlerave demokratike dhe evropiane me interesat ekonomike dhe shkëmbimeve tregtare.

Në këtë takim, kryeministri Kurti ishte i shoqëruar nga ambasadorja jo rezidente e Kosovës në Estoni, Shkëndije Geci-Sherifi, zëvendëskryeministrja, Emilija Redzepi, ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku dhe këshilltari i kryeministrit, Lulëzon Jagxhiu.​/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

Lajme
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
Kalo në kategori