Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se votimi në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës është thirrje për Komitetin e Ministrave të jashtëm që të trajtojë aplikimin e Kosovës për anëtarësim në muajin maj.
Kurti tha se rezultati i suksesshëm i votimit në asamble është sukses i jashtëzakonshëm për vendin që tregon vitalitetin dhe angazhimin e suksesshëm të diplomacisë kosovare.
“Rezultati i votimit të martën në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, ishte një sukses i jashtëzakonshëm për Republikën e Kosovës për dy arsye kryesore. E para, e përmbylli etapën më komplekse të procesit të anëtarësimit. Dhe e dyta, edhe pse kishim nevojë për 2/3 e votave në favor, pra afër 67%, ne i arritëm 82% të votave në favor. Kjo është një shenjë e qartë e vitalitetit dhe angazhimit të suksesshëm të diplomacisë së Republikës së Kosovës…”, ka thënë Kurti.
“Këto fakte dhe mbështetja e fuqishme e para dy ditëve, me 16 prill, ku në favorin e anëtarësimit ishin 131 deputetë, janë thirrje të qarta për Komitetin e Ministrave që ta trajtojë aplikimin tonë në muajin maj dhe që Kosova ta pranojë ftesën për t’iu bashkuar Këshillit të Evropës po atë muaj. Nga anëtarësimi i Kosovës në këtë organizatë, përfitues do të jenë qytetarët e vendit. Ndërkohë që përfituesit më të mëdhenj në të drejta dhe mbrojtjen e tyre do të jenë pikërisht komunitetet joshumicë dhe grupet e margjinalizuara të shoqërisë”, tha Kurti.
Megjithatë, ai shtoi se pas këtij suksesi të Kosovës, Serbia u hakmor duke ndaluar mbi 20 orë qindra qytetarë të Kosovës në pikat kufitare.
Ai tha se në mesin e të ndaluarve është edhe zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës, Dejan Jankoviç, i cili është dërguar në paraburgim në Rashkë.
“Pas kalimit të suksesshëm të votimit në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Serbia u hakmor. Ndaloi në kufi për mbi 20 orë qindra qytetarë të vendit tonë, të cilët Serbinë e shfrytëzonin jo si destinim por si tranzit për t’u kthyer apo për të shkuar në vendet e Bashkimit Evropian. Në mesin e të ndaluarve dhe të arrestuarve ishte edhe zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës, Dejan Jankoviq, nga radhët e komunitetit joshumicë serb në Kosovë. Sipas informacioneve që kemi, zëvendësdrejtori Jankoviq është dërguar në Rashkë. Nga e kaluara e dimë që në rast të dërgimit atje, ata që ndalohen intervistohen nga akterë të ndryshëm shtetërorë të Serbisë…”.
“Veprimi i Serbisë është akt i ulët i hakmarrjes ndaj suksesit të Kosovës drejt anëtarësimit në Këshill të Evropës. Ndërkaq keqtrajtimi i qytetarëve të Republikës së Kosovës është po ashtu akt i shkeljes së rëndë të të drejtave të njeriut, lëvizjes së lirë dhe parimit të fqinjësisë së mirë. Me veprimin e djeshëm, Serbia ka shkelur një grumbull marrëveshjesh duke përfshirë marrëveshjen e korrikut të vitit 2011 për lëvizje të lirë të qytetarëve, marrëveshjen e nëntorit të vitit 2022 për lëvizje të lirë me karta identiteti në mes të vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe Marrëveshjen Bazike të shkurtit të vitit 2023 në Bruksel për normalizim marrëdhëniesh e për fqinjësi të mirë”, theksoi Kurti.
Në mbledhjen e sotme të qeverisë, u ndan 10 milionë euro për zbatimin e masës 2.2 mbështetje bizneseve për qasje në financa të pakos për ringjallje ekonomike. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Mexhiti për rrethin e dytë të zgjedhjeve presidenciale: Dallimi është shumë i madh, zgjedhjet vetëm formalitet
Mijëra punëtorë protestuan sot në Shkup
“Kur vjen një mysafir i pa ftuar, mendoj mos u kthy”, familjarët zhgënjehen me mos-zbatimin e deklaratës për të pagjeturit
Hyn në fuqi marrëveshja, Shqipëria dhe Kosova heqin kontrollet në kufij për nëntë muaj
Hapet segmenti tre kilometra që lidhet me Urën e Kukësit, ura hapet plotësisht brenda qershorit
Kurti takon tri nënkryetaret serbe, konsultohet për lirinë e asocimit të komunave në veri
Cameron flet për vizitën e tij në Kosovë, tregon se çfarë i tha sekretarit të NATO-s lidhur me KFOR-in
SBAShK i kërkon Qeverisë dialog dhe rritje të pagave për së paku 30% – paralajmëron veprime tjera sindikale
Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Harry Kane i përgjigjet incidentit të penalltisë me Jude Bellingham me një përgjigje të qartë
Ancelotti tregohet i sinqertë për lojën që bëri Bayerni përballë Realit
Tchouameni ndërpreu Mullerin në intervistë, krijohet situatë qesharake mes dyshes
Tifozja shqiptare e mbështjellur me flamurin kombëtar në tribunat e Allianz Arenas për ndeshjen Bayern-Real
Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale: Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen
Peci: Nëse draft-statuti nuk dërgohet në Kushtetuese, procesi i anëtarësimit të Kosovës në KiE nuk do të hyjë as në rend të ditës