LAJMI I FUNDIT:

Kurti kërkon që Serbia “të dënohet” për mosnënshkrimin e marrëveshjes

Kurti kërkon që Serbia “të dënohet” për mosnënshkrimin e marrëveshjes

Kryeministri Albin Kurti ka kërkuar nga faktori ndërkombëtar që ta dënojë sjelljen e Serbisë për mosnënshkrimin e marrëveshjes, e cila është propozuar nga Bashkimi Evropian për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi.

Kurti ka thënë se zbatimi i marrëveshjes do të duhej të fillonte që dje, pasi siç ka thënë, nuk ka një afat se kur duhet të fillojë zbatimi.


Kurti: Formulimi vetmenaxhim i komunitetit serb, i përket Konventës Kornizë për mbrojtjen e pakicave
Lexo po ashtu Kurti: Formulimi vetmenaxhim i komunitetit serb, i përket Konventës Kornizë për mbrojtjen e pakicave

Këto deklarime ai i ka bërë të martën para mediave, pasi ka marrë pjesë në konferencën e dytë nacionale për shënimin e Ditës Botërore të Punës Sociale, transmeton Telegrafi.

“Zbatimi i kësaj marrëveshje duhet të fillojë qysh dje, për shkak se edhe plani i zbatimit thotë që nuk ka një afat në të ardhmen kur duhet të fillojë zbatimi i marrëveshjes. Marrëveshjen bazë dhe planin e zbatimit tashmë i kemi të dakorduara. Për neve kjo është e një marrëveshje, por unë pres nga faktorët ndërkombëtarë që të gjykojnë, dënojnë sjelljen e Serbisë e cila kur zhvillohen takimet thotë se nuk nënshkruaj, ndërmjet takimeve thotë se nuk zbatojë asgjë”.

“Nuk mund të flas kështu pala tjetër kundër anëtarësimit të Kosovës në organizata ndërkombëtare, përfshirë këtu edhe Kombet e Bashkuara. Nuk mund të flasë se kurrë nuk do të njoh Kosovën, pasi marrëveshja bazë është njohje de-facto”, ka thënë kreu i ekzekutivit.

Tutje, Kurti është shprehur se tani Serbia duhet të pyetet pse po refuzon që ta nënshkruajë këtë marrëveshje, për përmbajtjen e së cilës palët janë dakorduar qysh në takimin e 27 shkurtit në Bruksel.

“Unë besoj se tash nuk do të duhej që topi të jetë në anën e Kosovës, por në anën e Serbisë. Në vend që të pyetet Serbia pse nuk po e nënshkruan, më pyesin mua se kur do ta bësh Asociacionin”, ka deklaruar ai. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

Lajme
Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli

Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli

Kronikë e Zezë
Kalo në kategori