LAJMI I FUNDIT:

Nuk pati marrëveshje për shtesat, Kurti për takimin me NJSI-në: Vlera është caktuar me kujdes dhe duke pasur parasysh kufizimet

Nuk pati marrëveshje për shtesat, Kurti për takimin me NJSI-në: Vlera është caktuar me kujdes dhe duke pasur parasysh kufizimet

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në mbledhjen e Qeverisë të enjten ka dhënë detaje lidhur me takimin e mbajtur një ditë më parë me pjesëtarë të Njësisë Speciale Intervenuese.

Ai para kabinetit qeveritar ka thënë se kanë diskutuar gjatë për kërkesat e tyre dhe ka insistuar se kategorizimi dhe vlera e shtesave, me të cilat policët nuk janë pajtuar, është bërë me kujdes të shtuar.

​Përfundon takimi i Kurtit me përfaqësuesit e Njësisë Speciale Intervenuese
Lexo po ashtu ​Përfundon takimi i Kurtit me përfaqësuesit e Njësisë Speciale Intervenuese

“Dje kishim takim me Zëvendësdrejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Kosovës dhe pjesëtarë të NJSI-së, me të cilët diskutuam gjatë për kërkesat e tyre dhe arsyeshmërinë tonë mbi kategorizimin dhe vlerën e shtesave të rrezikshmërisë. Në takim i njoftuam dhe siguruam ata që kategorizimi dhe vlera e shtesave është bërë me kujdes të veçantë dhe të shtuar duke i marrë në konsideratë të gjithë faktorët rreth punës dhe përgjegjësive të tyre, por në të njëjtën kohë duke pasur parasysh edhe kufizimet që ekzistojnë”, është shprehur Kurti.


Kreu i ekzekutivit mes tjerash ka thënë se “jemi dhe do të vazhdojmë të mbetemi të përkushtuar me përmirësimin e kushteve dhe pajisjeve për Policinë e Kosovës”.

Qeveria miraton shtesat e rrezikshmërisë për policët
Lexo po ashtu Qeveria miraton shtesat e rrezikshmërisë për policët

Sipas tij, ky përkushtim vërtetohet edhe në projekt-buxhetin e Ministrisë së Punëve të Brendshme për vitin 2024.

Ndryshe, takimi i NjSI-së me kryeministrin Kurti erdhi pasi kjo njësi elitare e Policisë së Kosovës ka protestuar para ndërtesës së Qeverisë të Kosovës më 1 nëntor.

Ata paralajmëruan edhe një protestë për në 7 nëntor, por e cila u pezullua pasi pati premtim nga Kurti për t’i pritur në takim./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

Lajme
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Lajme
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Lajme
Tentim vrasje në Prishtinë, policia në kërkim të personit të dyshuar

Tentim vrasje në Prishtinë, policia në kërkim të personit të dyshuar

Kronika e Zezë
Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”

Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”

Lajme
Thaçi: Gjendja në vend është alarmuese dhe e rëndë

Thaçi: Gjendja në vend është alarmuese dhe e rëndë

Politikë
Kalo në kategori