Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka bërë homazhe sot në 24-vjetorin e masakrës, në Krushë të Madhe. Kurti ka kujtuar të gjithë të rënët për liri duke i quajtur si figura të ndritshme të vendit.
Derisa ka përmendur edhe figurën e Ukshin Hotit, kryeministri ka potencuar se vendi i ka shumë borxh, pasi sipas tij, gjithë vepra e tij është vepër për jetën dhe përpjeken politike që të jetohet me dinjitet me shtetin, i cili i shërben të gjithëve si Republikë.
“Çdo fillim pranvere ne i kujtojmë e i përkujtojmë ata, të cilët dhanë jetën e tyre, luftuan heronjikisht për çlirimin e Kosovës, për lirinë, pavarësinë e për bashkimin tonë. Andaj, edhe këtu në Krushë, në vendlindjen e Bacës Ukë, të profesorit, Ukshin Hoti, të cilët i kemi aq shumë borxh për shkak se gjithë vepra e tij është vepër për jetën dhe përpjeken tonë politike që të jetojmë me dinjitet në trojet tona dhe me shtetin, i cili na shërben të gjithëve si Republikë. Këtu pëkulemi me shumë mall, dhimbje e pikëllim, por të njëjtën kohë edhe me shumë dashuri, krenari e admirim që i patëm keta burrë e gra në krye me Ukshin Hotin dhe e arritëm çlirimin e vendit dhe njëkohësisht e kemi edhe udhërrëfimin se si të ecim përpra pa u ndalur, pikërisht për shkak veprës, jetes dhe rënies së tyre me flijim e sakrificë”, ka thënë ai.
Kurti është shprehur se është përgjegjësi e institucioneve dhe e qytetarëve që të bëhen bashkë që brezi aktual dhe brezat e ardhshëm të mos kalojnë nëpër “vuajtjet që kaluam ne”, por të kenë një të ardhme të ndritshme.
“Sot si institucione të Republikës, të shtetit me përgjegjësi dhe si qytetarë të shtetit me vetëdije, ne bëhemi bashkë që brezi aktual i fëmijëve dhe brezat e ardhshëm të fëmijëve që nuk kanë lindur ende të mos kalojnë nëpër këto vuajtje, humbje që kaluam ne, por të njëjtën kohë, të kenë edhe të ardhme të ndritshme në një Kosovë, rajon e Evropë, e cila është e lirë, e bashkuar dhe e mbrojtur nga çfarëdo agresioni”, ka thënë Kurti.
Të pranishëm me kryeministrin Albin Kurtin për të bërë homazhe në Krushë të Madhe kanë qenë edhe: ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi, Kryesuesi i Komisionit qeveritar për persona të zhdukur, Andin Hoti dhe qytetarë të këtij fshati.
Ndërkaq, nga ora 11:00 pritet që edhe Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani të bëjë homazhe në Krushë të Madhe dhe Krushë të Vogël.
Kujtojmë që, Krusha e Madhe përkujton sot të vrarët dhe të masakruarit nga forcat serbe, ku nuk janë kursyer as gratë, fëmijët dhe pleqtë. 24 vjet më parë, konkretisht më 25, 26 e 27 mars të vitit 1999, në fshatin Krushë të Rahovecit janë masakruar 243 persona, ndërsa 893 shtëpi private dhe shoqërore janë djegur. Masakra e Krushës së Madhe është një nga masakrat më të turpshme, të kryera mbi popullsinë civile dhe njëra ndër masakrat dhe vrasjet masive që janë bërë prej paramilitarëve, policisë dhe ushtrisë okupuese serbe anekënd Kosovës./kp/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Specialja konfirmon vizitën e Thaçit, jep detaje

Hashim Thaçi arrin në Kosovë, shkak gjendja e rëndë shëndetësore e babait të tij

Pas banesave dhe parcelave, Prokuroria sekuestron edhe 55 mijë euro në rastin ndaj të pandehurit G.G

Fajde në Prizren ku kamata kalonte 100 mijë euro, Policia arreston 28-vjeçarin

U ndalua në Tiranë nga policia për vjedhje, gjendet i vetëvarur në qeli 46-vjeçari

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker