LAJMI I FUNDIT:

Përplasje mes Kurtit e Haradinajt: Dëshironit të bëheni president, por presidente është Vjosa Osmani – ky njeri është mashtrues

Përplasje mes Kurtit e Haradinajt: Dëshironit të bëheni president, por presidente është Vjosa Osmani – ky njeri është mashtrues

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është përplasur me kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinaj në seancën e sotme plenare në Kuvend, ku po debatohet për dialogun.

Në foltoren e Kuvendit, kreu qeveritar tha se nuk mund të pranojë leksione nga Haradinaj, kur ky i fundit sa ka qenë kryeministër dialogun ia ka lënë ish-presidentit në kohën kur ka lulëzuar ideja e shkëmbimit territorial dhe ka krijuar delegacion teknik.

Kurti ia ka përkujtuar Haradinajt edhe ambiciet e tij për t’u bërë president, por ka nënvizuar se tashmë presidente është Vjosa Osmani me 300 mijë vota në popull dhe shumicën e nevojshme në Kuvend.


“Ju deputeti Haradinaj keni qenë kryeministër, dialogun ia keni lënë ish presidentit, kur lulëzoj projekti i shkëmbit territorial. Çka bëtë ju, na keni krijuar një grup super teknik në krye me Fatmir Limajn dhe Shpend Ahmetin. A ju kujtohet ? Ja çfarë grupi keni bërë ju. Dhatë dorëheqje sepse ju intervistuan në Hagë dhe mandej dëshironit të bëheni president. Presidente është Vjosa Osmani-Sadriu, 300 mijë vota në popullin e Kosovës dhe 82 këtu në Kuvend. Pra nuk mund t’iu marr si dikush që e keni sinqerisht dhe seriozisht. Keni qenë kryeministër, ia dhatë Malit të Zi 8200 hektarë, më herët i keni marrë 200 për veti. Aman na kurseni tash nga leksionet”, tha ai, transmeton kp.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i Haradinajt, i cili ka vazhduar ta quaj mashtrues kryeministrin Kurti.

“Këtu e pamë ma të mirin mashtrues të mundshëm. Ky njeri është mashtrues profesionist, edhe bravo i koftë qysh po mundet me mashtru. Unë e kam sjell një çështje shumë të thjesht në parlament për këtë njeri që është kryeministër. Unë po e pyes mos t’i mëshon mjegull, por a dëshiron të dërgosh teknikun tonë në Bruksel, çka i sjell Kosovës me këtë qasje…8200 hektarë të Malit të Zi nuk janë dhënë t’i mashtrues masi je kryeministër shko nxjerri i ki 80 vota, rrëzo atë ligj nëse dëshiron dhe guxon me rrëzuar”, tha ai.

Në trend Lajme

Më shumë
Arrestohen pesë të dyshuar në Pejë, po planifikonin vrasje

Arrestohen pesë të dyshuar në Pejë, po planifikonin vrasje

Kronika e Zezë
Përqindja e votave të partive politike – në sa komuna prijnë LVV, PDK e AAK-Nisma?

Përqindja e votave të partive politike – në sa komuna prijnë LVV, PDK e AAK-Nisma?

Lajme
Zelensky bisedë telefonike me Ramën, tregon çështjet që diskutuan

Zelensky bisedë telefonike me Ramën, tregon çështjet që diskutuan

Lajme
Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Lajme
Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Lajme
Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Politikë
Kalo në kategori