LAJMI I FUNDIT:

Kurti flet për politikën në Ballkanin Perëndimor me ish-ministrin e jashtëm të Gjermanisë, Fischer

Kurti flet për politikën në Ballkanin Perëndimor me ish-ministrin e jashtëm të Gjermanisë, Fischer

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti zhvilloi disa takime të enjten, ndër to edhe me me ish-ministrin e jashtëm të Gjermanisë,  Joschka Fischer me te cilin biseduan për politikën aktuale në Ballkanin Perëndimor dhe më gjerë.

Kurti falënderoi ish-ministrin e Gjermanisë, Joschka Fischer për rolin e tij të rëndësishëm dhe vendimtar gjatë vitit 1999, që rezultoi me intervenimin e NATO-s kundër regjimit gjenocidal të Sllobodan Millosheviqit.


Takimi u mbajtë në margjina të Samitit të Ballkanit Perëndimor të organizuar nga “The Economist” me temën “Promovimi i solidaritetit dhe gjithëpërfshirjes në Evropë” në Shkup të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Aty, kryeministri takoi ndaras edhe ish-ministrin e financave të Holandës, Jeroen Dijsselbloem, dhe me drejtoren ekzekutive të “The Economist Events” për Greçi, Çipro, Maltë dhe Evropën Juglindore, Nectaria Passarivakis.

Në takimin me Jeroen Dijsselbloem kryeministri Kurti bisedoi për investimet në ekonomi si promotor i krijimit të vendeve të reja të punës, kurse në takimin me Nectaria Passarivakis u diskutua për mundësinë e organizimit të ngjarjeve të ngjashme edhe në Kosovë nga “The Economist”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori