LAJMI I FUNDIT:

Kurti flet për ndalimin e policëve dhe qytetarëve në Serbi: Kjo gjë u paralajmërua nga Vuçiqi

Kurti flet për ndalimin e policëve dhe qytetarëve në Serbi: Kjo gjë u paralajmërua nga Vuçiqi

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka folur për ndalimin e pesë pjesëtarëve të Policisë së Kosovës nga autoritetet serbe që u bë gjatë ditës së djeshme.

Përveç policëve që janë ndaluar, Serbia gjatë ditës së djeshme me orë të tëra ka maltretuar edhe qindra qytetarë të tjerë nga Kosova që ishin nisur me autobusë drejt vendeve të Evropës.


Duke komentuar këtë, Kurti ka thënë se kjo është hakmarrje e Serbisë, dhe se një veprim i till ishte paralajmëruar nga vetë presidenti serb Aleksandar Vuçiq.

“Ata janë ndaluar si rezultat i një konference për media të cilën e pati të shtunën që shkoi presidenti i Serbisë, ku ai tha që në javën që vjen Serbia ku do që ushtron pushtet dhe kontroll efektiv, do të filloj që të hakmerret. Andaj edhe ajo çfarë po ndodh në këtë javë është paralajmëruar të shtunën që shkoi kur presidenti i Serbisë vizitoi njësitet ushtarak ‘Kobra’ në ditëlindjen e tyre, një njësit të cilën ne e patëm akuzuar në mesë të qershorit të vitit të kaluar që i ka rrëmbyer tre policët tanë në veri të Kosovës”, tha Kurti.

Kryeministri u shpreh se arrestimi masiv i cili është bërë dje, me ç’rast të qindra qytetarë civil janë lënë pa medikamente, pa ushqim pa ujë për pothuajse një ditë të plotë, është rezultat i suksesit të Kosovës në Asamblenë Parlamentar në KiE dhe si një hakmarrje intensive u bë kjo përndjekje e ky ndalim në masë.

Ai shtoi se veprimet e serbëve në Kosovë po bëhen me urdhër të Beogradit.

“Që të gjitha këto janë të sinkronizuara edhe me bojkotin që po bëhet votimeve në katër komunat veriore të paraparë të dielën e që do të ishte një shans për qytetar atje që ta shprehin vullnetin e tyre po për shkak të Beogradit, kërcënimeve, shantazheve, djegieve te veturave që bëhen atje, duket që nuk do të këtë pjesëmarrje të kënaqshme, ndonëse ne bëjmë gjithë përpjekjet e mundshme dhe i ndihmojmë KQZ-së që këto votime të jenë sa më të suksesshme të dielën e 21 prillit”, tha Kurti.

Kurti këto komente i bëri pas homazheve në varrezat e dëshmorëve në Velani për nder të Ditës së Dëshmorëve të Prishtinës /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale:  Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale: Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Lajme
90 milionë euro për rrugën drejt BE-së, ambasadori gjerman: Përkushtim i fortë për integrimin evropian të Kosovës

90 milionë euro për rrugën drejt BE-së, ambasadori gjerman: Përkushtim i fortë për integrimin evropian të Kosovës

Lajme
Çitaku: Memli Krasniqi ka pasur kontakte me Vetëvendosjen për ta shpërndarë Kuvendin

Çitaku: Memli Krasniqi ka pasur kontakte me Vetëvendosjen për ta shpërndarë Kuvendin

Lajme
Peci: Nëse draft-statuti nuk dërgohet në Kushtetuese, procesi i anëtarësimit të Kosovës në KiE nuk do të hyjë as në rend të ditës

Peci: Nëse draft-statuti nuk dërgohet në Kushtetuese, procesi i anëtarësimit të Kosovës në KiE nuk do të hyjë as në rend të ditës

Lajme
Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Kronika e Zezë
Humbi kujtesën nga rrahja, vrasësi shqiptar vdes pas tetë vitesh në spitalin e burgut të Parmës

Humbi kujtesën nga rrahja, vrasësi shqiptar vdes pas tetë vitesh në spitalin e burgut të Parmës

Lajme
Kalo në kategori