Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, priti sot në takim ambasadoren e Finlandës në Kosovë, Pia Stjernvall, me të cilën ka biseduar për situatën politike në vend para takimit në Uashington, pandeminë COVID-19 dhe përshtypjet e idetë që ka kjo parti karshi këtyre zhvillimeve.
Kurti e njoftoi ambasadoren finlandeze për qeverisjen alternative të Lëvizjes që përbëhet nga pesë shtylla: ekonomi dhe financa, drejtësi dhe siguri, shëndetësi, mirëqenie sociale dhe sport, arsim, kulturë dhe rini si dhe politikë e jashtme, integrime evropiane dhe diasporë.
“Në këtë takim u fol për situatën politike, përhapjen e shpejtë të Covid-19 që ka mbushur spitalet dhe po rrezikon si shëndetin ashtu edhe ekonominë në vend, për situatën në rajon pas zgjedhjeve në Malin e Zi dhe para bisedimeve të paralajmëruara në Uashington, dhe për përshtypjet e idetë që ka Lëvizja VETËVENDOSJE! karshi këtyre zhvillimeve”, thuhet në komunikatën për medie të LVV-së.
Postimi i plotë:
Sot, Kryetari i Lëvizjes VETËVENDOSJE!, Albin Kurti, priti në takim ambasadoren e Finlandës në Kosovë, znj. Pia Stjernvall
Në këtë takim u fol për situatën politike, përhapjen e shpejtë të Covid-19 që ka mbushur spitalet dhe po rrezikon si shëndetin ashtu edhe ekonominë në vend, për situatën në rajon pas zgjedhjeve në Malin e Zi dhe para bisedimeve të paralajmëruara në Uashington, dhe për përshtypjet e idetë që ka Lëvizja VETËVENDOSJE! karshi këtyre zhvillimeve.
Kryetari Kurti e njoftoi ambasadoren finlandeze znj. Stjernvall për Qeverisjen Alternative të Lëvizjes që përbëhet nga pesë shtylla: Ekonomi dhe Financa, Drejtësi dhe Siguri, Shëndetësi, Mirëqenie Sociale dhe Sport, Arsim, Kulturë dhe Rini si dhe Politikë e Jashtme, Integrime Evropiane dhe Diasporë. Nga këto shtylla do të dalin idetë dhe propozimet konkrete mbi atë se si të dilet nga problemet e shumëfishta me të cilat po ballafaqohet vendi.
Në fund Kryetari Kurti dhe znj. Sjternvall u dakorduan për angazhim të mëtutjeshëm në drejtim të zhvillimit të marrëdhënieve të mira bilaterale. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDëshmia e luftës për liri, si e shkatërruan ushtarët e UÇK-së tankun serb në Mirushë të Malishevës?
Sulmohet fizikisht një mjek në Klinikën Infektive
Kurti pas takimit me mërgimtarët në Cyrih: Mërgata është me Lëvizjen, ju dua fort
Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë
Ambasadorët e BE-së konfirmojnë Sorensenin emisar për dialogun Kosovë-Serbi
Denisa Kele për kriptovalutën "Trump”: Bleva pak, kishte 10 milionë kërkesa në sekondë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Çfarë është La Niña, a do të ndryshojë motin e Evropës dhe a do të sjellë probleme?
Eskalon deri në prekje fizike debati mes Gjestit dhe Loredanës për cigaret në BBVA
Një ditë para finales së Big Brother - Alaudin Hamiti jep disa informacione për publikun
I tha se Eglit i shkëlqenin sytë më shumë për të, Gjesti i drejtohet Aldos: A po sheh që ta dridhi, ua kam mbaruar kulaçin
Denisa Kele për kriptovalutën "Trump”: Bleva pak, kishte 10 milionë kërkesa në sekondë
Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë