LAJMI I FUNDIT:

Kurti emëroi sot edhe pesë zëvendësministra, përveç atyre të propozuar nga LDK-ja

Kurti emëroi sot edhe pesë zëvendësministra, përveç atyre të propozuar nga LDK-ja

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar gjatë të mërkurës gjithsej tetë zëvendësministra. 

Fillimisht Kurti pranoi tri propozimet e Lidhjes Demokratike të Kosovës për zëvendësministra.

Në pozitën e zëvendësministrit të Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, është emëruar Bajram Gecaj, në atë të Ministrisë së Shëndetësisë, Izet Sadiku dhe në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Ambientit, Arton Retkoceri, transmeton Telegrafi.


Kurti pranon tre propozimet e LDK-së për zëvendësministra
Lexo po ashtu Kurti pranon tre propozimet e LDK-së për zëvendësministra

Kurse, siç bëhet e ditur në web faqen e Zyrës së Kryeministit, ai ka marrë vendim për emërimin edhe të pesë zëvendësministrave të tjerë.

Zëvendësministër të Zhvillimit Rajonal, Kurti ka emëruar Bashrim Shabanin.

Në Ministrinë e Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike, Kurti ka emëruar si zëvendësministre Inci Halac- Bylykbash.

Kurse, Erxhan Galush është emëruar zëvendësministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural.

Kurti po ashtu gjatë të mërkurës ka marrë vendim për emërimin e Enis Kervan, zëvendësministër të Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, ndërsa Hamza Balje është emëruar zëvendësministër i Infrastrukturës dhe Ambientit.

Ndërkaq kujtojmë se përveç vendimeve për emërime të zëvendësministrave, Kurti mëngjesin e së mërkurës ka marrë vendim që të liroj Agim Veliun nga posti i ministrit të Punëve të Jashtme dhe Administratës.

Vendimi i Kurtit për shkarkimin e Agim Veliut (Dokument)
Lexo po ashtu Vendimi i Kurtit për shkarkimin e Agim Veliut (Dokument)

Ky vendim i kryeministrit Kurti erdhi si pasojë e një deklarate që Veliu kishte dhënë mbrëmë ku kishte deklaruar se “numri i personave të prekur me coronavirus po rritet orë pas ore”. E këtë deklaratë kryeministri Kurti e cilësoi deklaratë e cila përhapë panik. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Siguri
Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Lajme
Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Lajme
Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Lajme
Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Politikë
Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Politikë
Kalo në kategori