Kryeministri në detyrë, Albin Kurti tha gjatë konferencës për medie se presidenti vendit, Hashim Thaçi duhet të dorëhiqet dhe të dal në fushatë zgjedhore.
Kurti shtoi se Thaçi dëshiron që për kryeministrin të bëhet mbret, teksa tha se institucionet nuk janë të bllokuara.
“Fatkeqësisht kemi një president idhnak, i cili ministrit të Shëndetësisë dëshiron t’i bëhet mjek, ministrit të punëve të jashtëm, dëshiron t’i bëhet ministër, kurse mua si kryeministër dëshiron të më bëhet mbret. Institucionet nuk janë të bllokuara, kjo qeveri është kujdestare, që punon natë e ditë për qytetarët e Republikës. Është për të ardhur keq që nuk është në kompetenca të plota, përndryshe punon më mirë e më shumë se çdo tjetër”, tha ai.
“Unë po e theksoj sërish që Presidenti i Kosovës nuk është i kënaqur me ulësen e tij, bën mirë që të lëshoj atë dhe të vij në fushatë zgjedhore dhe më pastaj aty të shikoj për vizionin që do jap e votat që do marrë, sepse qartazi ai dëshiron të jetë më shumë se president, e për këtë i nevojitet dikush që është më pak se kryeministër, por tek unë nuk mund ta gjej këtë, sepse është rezultati i 6 tetorit 2019, dhe janë kushtetuta e ligjet e Republikës sonë”, theksoi Kurti.
Ai tutje tha se presidenti është duke u bërë gati për zgjedhje.
“Në këtë kuptim kemi një president të frustruar që si i tillë po bëhet gati për fushatë zgjedhore. Unë mendoj që më së miri e më së drejti do të jetë që të tërhiqet e të vij në fushatë, sepse ashtu po flet. Institucionet nuk janë të bllokuara. Kemi një karrige të bllokuar i cili nuk është në nivelin e detyrës, rrjedhimisht është jashtë detyrës, por këto nuk janë probleme që mund t’i zgjidh unë dhe ky nuk është as interesi im në kohën e pandemisë COVID-19”, tha Kurti. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Policia kërkon bashkëpunim nga qytetarët për arrestimin e një personi

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri