Lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti gjatë konferencës “Zëri i Popullit rreth ‘Finales së Madhe’ ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, ka thënë se spektri politik duhet të bashkohet rreth asaj se çfarë dëshiron Kosova karshi Serbisë.
Ai shtoi se askush nuk ka të drejtë t’i falë Serbisë tokën e Kosovës.
“As dëshmorët ndër varre po u ngritën nuk kanë drejtë të falin tokë të Kosovës e lëre më të gjallët”, ka thënë Kurti.
Kurti ka përmendur edhe mos korrigjimin e kufijve me Malin e Zi pas votimin në Kuvend, duke thënë se kjo është një e keqe pasi që i kemi falë tokë këtij shteti, ndërkaq e ka cilësuar si të mirë mos korrigjimin e kufijve me Serbinë, siç ka thënë ai përmes “kompromisit të dhimbshëm”.
“Viti 2018 ka qenë vit i asaj që nuk ka ndodhur, korrigjim i kufijve me Malin e Zi dhe Serbinë. Së pari nuk ndodhi kufiri me Malin e Zi siç u premtua kur u morën votat në Parlament, dhe e dyta e që është gjë e mirë nuk ndodhi as korrigjimi i kufijve si kompromis i dhimbshëm me Serbinë”, ka thënë Kurti, shkruan Telegrafi.
Kurti përmendi edhe nënshkrimin e 33 marrëveshjeve me Serbinë gjatë procesit të dialogut, duke theksuar se duhet mbajtur seancë plenare në Kuvendin e Kosovës, për shqyrtimin e këtyre marrëveshjeve.
“Mos të shtiremi se nuk kemi marrëveshje me Serbinë, problemi është se kemi shumë marrëveshje plot 33 të tilla janë nënshkruar gjatë procesit të dialogut. Është e domosdoshme që në Kuvend të bëhemi bashkë dhe t’i trajtojmë këto 33 marrëveshje. Një seancë që e shqyrton dhe vlerëson procesin 6 vjeçar të dialogut është e domosdoshme”, u shpreh Kurti, duke shtuar se as këto 33 marrëveshje Kosovë-Serbi, nuk ia ndryshuan mendjen 5 vendeve që se kanë njohur ende Kosovën.
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2019/02/52582489_2208992579349886_5595523387964260352_n.jpg)
Lideri i VV-së, më tej shtoi se nuk duhet të magjepsemi për një marrëveshje të ardhshme, kur i kemi këto 33 marrëveshje. Albin Kurti, tutje shtoi se spektri politik mund të arrijë konsensus rreth temave që dëshiron Kosova të diskutojë në dialog me Serbinë.
“Ne e dimë që ka donë Serbia, ajo e thotë qartë delemitim me shqiptarët… shtrohet pyetja çka duam ne, a e kemi ne te qartë se çfarë duam karshi Serbisë. Në Kosovë pesë lider politikë i kanë gjashtë mendime, është mirë që ne të dakordohemi se çka duam prej Serbisë. Unë jam shumë optimist që për kërkesat tona ndaj Serbisë ne mund të arrijmë konsensus”, u shpreh Kurti.
Kurti kërkoi po ashtu edhe përpilimin e një dokumenti zyrtar shtetëror me kërkesat për Serbinë si borxhli i yni.
“Vetëm më pas ne do të mundemi të bëjmë dialog të qëndrueshëm për marrëveshje të qëndrueshme. Karshi Serbisë nuk është i rëndësishëm vetëm konsensusi ynë, por edhe fuqia e shtetit. Paralelisht me bashkimin tonë për kërkesat kundrejt Serbisë, ne duhet ta forcojmë edhe shtetin tonë. Konsensusi partiak e politik, nuk mund të jetë kompensim për shtetit jo të fuqishëm”, tha Kurti.
Ai kërkoi gjithashtu që serbëve të Kosovës tu jepet më shumë prioritet karshi Beogradit
“Me Nenad Rashiqin ne duhet të takohemi pesë herë e me Vuçiqin një herë. Edhe serbët në Kosovë janë në siklet prej Beogradit, ata në heshtje e thonë se fajtori për vrasjen e Ivanoviqit është në Beograd”, u shpreh Kurti.
Kurti përmendi edhe protestën e 29 shtatorit të vitit 2018, ku tha se qytetarët e thanë qartë mendimin e tyre, ndërkaq shtoi se ky mendim mund të jepet edhe më fuqishëm në protestat e ardhshme. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/476209620_1009006701257747_4514647024636820534_n-e1739291419392-780x439.jpg)
KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë
![Zafir Berisha për deklaratën e Lladrovcit për Limajn: Po e luan rolin e Burdushit, nuk biem në nivelin e tij](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/page-71-780x439.jpg)
Zafir Berisha për deklaratën e Lladrovcit për Limajn: Po e luan rolin e Burdushit, nuk biem në nivelin e tij
![“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/476557130_10232717841882449_7288129094962218818_n-780x439.jpg)
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma
![Kurti i drejtohet BE-së me letër: Serbia po shtyp shqiptarët e Luginës së Preshevës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/Mbledhja-e-Qeverise-Albin-Kurti-foto-Ridvan-Slivova-8-780x439.jpg)
Kurti i drejtohet BE-së me letër: Serbia po shtyp shqiptarët e Luginës së Preshevës
![KQZ: Janë mbi 84 mijë vota nga diaspora, do të numërohen në një fazë të mëvonshme](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/valmir-elezi1-780x439.jpg)
KQZ: Janë mbi 84 mijë vota nga diaspora, do të numërohen në një fazë të mëvonshme
![KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/kqzddddd-780x439.png)
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zgjedhjet-2025-780x439.jpg)
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë
![Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/eugen-dnv-780x439.jpg)
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës
![Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/1-92-780x439.jpg)
Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi
![Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/imer-mushkolaj-780x439.jpg)
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi
![Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ylli-hoxha-780x439.jpg)
Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë
![Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/fushata-subjektet-1-780x439.jpg)
Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht