Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i priti në takim dhe bashkëbisedoi me aktivistë të të drejtave të njeriut, gazetarë dhe përfaqësues të disa organizatave joqeveritare të Serbisë, ndërkaq theksoi se pas 14 shkurtit 2021 ka ndryshuar edhe qasja në dialog.
Në njoftim bëhet e ditur se kryeministri Kurti foli për të arriturat gjatë vitit të parë të qeverisjes.
Lidhur me dialogun me Serbinë, kryeministri Kurti tha se pas ndryshimeve të 14 shkurtit 2020, ka pësuar ndryshime edhe qasja në dialog.
“Tani dialogu nuk është i kornizuar në kohë dhe ka në qendër njohjen e ndërsjellë, e jo siç është zhvilluar në të kaluarën me kompromise të vazhdueshme nga Kosova, që bëheshin për të marrë njohjen nga Serbia dhe njohja nuk ndodhi. Nuk ndiqet më politika e transaksioneve sikurse në të kaluarën, por ajo e transformimit me vullnet të lirë, shtoi ai.
Kurti po ashtu tha se stabiliteti institucional dhe qeverisja demokratike ka ndikuar në ngritjen për 17 vende të pozitës së Kosovës në indeksin e Transparency International për vitin 2021, po ashtu për 17 vende në indeksin e “World Press Freedom” për liri të shprehjes dhe të mediave.
Sipas tij, sa i përket sundimit të ligjit Kosova është radhitur e para në mesin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në indeksin e vitit 2021 të “World Justice Project” dhe është vendi i vetëm në rajon që ka shënuar përmirësim në raportin e Fredoom House.
“Ky stabilitet ka sjellë edhe rritjen e indikatorëve ekonomikë, tha kryeministri dhe theksoi rritjen ekonomike prej 10,53 për qind, ngritjen e eksporteve për mbi 83 për qind, të investimeve të huaja direkte rreth 22 për qind, rritjen e të hyrave tatimore për 30 për qind, të hyrave doganore për 31 për qind.
Kur njerëzit e shohin menaxhimin e mirë dhe luftimin e korrupsionit nga qeveria ata ndjehen më të sigurt dhe janë më të vullnetshëm të shpenzojnë më shumë”, tha kryeministri.
Sipas tij, në Kosovë është dëshmuar se qeverisja demokratike dhe zhvillimi ekonomik shkojnë krahas njëra-tjetrës, gjë që i demanton idetë se ekonomia mund të zhvillohet më shumë dhe më shpejtë me qasje autoritare nga pushteti.
Aktivistët e shoqërisë civile u interesuan dhe bënë pyetje për shumë çështje.
Sa i përket mospërfshirjes së Kosovës në projektin Ballkani i Hapur, kryeministri Kurti tha se nuk është përkrahës i ideve, që e mbajnë Ballkanin Perëndimor të mbyllur në rrethin e vet apo që e afrojnë më shumë me Rusinë dhe Kinën, por është për projekte që e hapin dhe e lidhin me vlerat e Bashkimit Evropian.
Ai theksoi se Kosova mbështetë Tregun e Përbashkët Rajonal dhe Procesin e Berlinit sipas rregullave të Bashkimit Evropian.
Duke folur për marrëdhëniet midis shqiptarëve e serbëve në Kosovë dhe qasjes së pushtetit qendror ndaj serbëve, kryeministri Kurti tha se komuniteti serb gëzon të drejta dhe liri të garantuara.
Ai tha se është në komunikim të vazhdueshëm me përfaqësuesit politikë të serbëve dhe se është i hapur të diskutojë për të gjitha problemet e komunitetit serb në Kosovë, por pengesë kryesore në bashkëpunim paraqesin instrumentalizimi dhe tendencat manipuluese nga politika në Beograd.
Takimi u zhvillua në kuadër të programit të Grupit për Ballkan për “Zgjidhjen e çështjeve bilaterale dhe avancimin e Bashkëpunimit Rajonal në Ballkanin Perëndimor”, i cili parasheh mbajtjen e konferencave dhe aktiviteteve që lidhen me shkëmbimin e vizitave reciproke të shoqërisë civile dhe aktivistëve me peshë në tërë rajonin.
Në takim ishte i pranishëm edhe ambasadori i Norvegjisë në Kosovë, Erik Grondahl. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog
Analistët komentojnë adresimin e presidentes Osmani në Kuvend
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje