Deputeti i Vetëvendosjes Sami Kurteshi ka propozuar një rezolutë në lidhje me funksionalizimin e KQZ-së.
“Kuvendi I Kosovës kërkon që dekretimi anëtarëve të KQZ-së të bëhet pa asnjë vonesë, sipas Kushtetutës, ligjit për zgjedhje, dhe aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese të datës 26 gusht 2014. Ju ftoj që në fund të kësaj seance të votoni këtë rezolutë, që do të mundësonte funksionalizmin e KQZ-së”. ka thënë Kurteshi.
Propozuesi Sami Kurteshi tha se që rreth 1 vit KQZ ka mbetur e bllokuar nga presidenti i vendit. Ai ka akuzuar presidentin Hashim Thaçi se po vepron kundërligjshëm, dhe kështu po dëmtohet vullneti i qytetarëve dhe procesi demokratik.
“Ne 44 deputetë, më 28 shkurt 2019 kemi bërë kërkesë për seancë të jashtëzakonshme në lidhje me bllokimin e KQZ-së nga presidenti. Kushtetuta, neni 139 e definon KQZ-në si organ të përhershëm që verifikon të gjitha veprimet që kanë të bëjnë me zgjedhjet e referendumet. Mandati duhet të fillojë jo më vonë se 60 ditë pas certifikimit të rezultatit të zgjedhjeve për kuvend. Përbërja e KQZ-së duhej të ndryshonte më së largu deri në shtator 2017. Nga data 27 mars 2018, KQZ është bllokuar. Si institucion i pavarur dhe i përhershëm nuk funksionon.
KQZ vazhdon të mbetët i bllokuar dhe jo funksional. Janë bërë mbi 90 ditë që kur subjektet parlamentare kanë dorëzuar për herë të dytë nominimet(emrat për anëtarë të KQZ-së dhe presidenti nuk i ka konfirmuar. Me këtë veprim kundërligjor, është dëmtuar edhe vullneti I qytetarëve dhe procesi demokratik. Me këto veprime janë pamundësuar shumë projekte të KQZ-së, kanë dështuar iniciativa të mbështetura nga organizata të ndryshme, nga ky bllokim i KQZ-së nga presidenti. Në fund të këtij muaji pushon edhe mandati i kryeshefit të KQZ-së, ka thënë Kurteshi.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Gjendja shëndetësore e 20-vjeçarit që u ther me thikë në Ferizaj është stabile
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel
Dita e dytë e fushatës për zgjedhjet kuvendare, politikanët kërkojnë vota edhe në diasporë
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel
Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik
Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë
Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
‘Hakmarrja’ e Izraelit ndaj Iranit - gjithçka që ndodhi në ditën kritike
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës
Barcelona po nënshkruan mega-kontratë, ajo do t'i sjellë klubit mbi një miliard euro
Treni në Japoni u nis me 17 minuta vonesë: Kur pasagjerët dëgjuan arsyen, askush nuk u zemërua
Pas ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit, reagon shefi i NATO-s
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel