LAJMI I FUNDIT:

Kurteshi: Molliqaj ta respektojë statutin e Vetëvendosjes

Kurteshi: Molliqaj ta respektojë statutin e Vetëvendosjes

Sekretari i Përgjithshëm i Lëvizjes Vetëvendosje Ismajl Kurteshi ka reaguar ndaj deklaratave të Dardan Molliqajt, duke thënë se nuk ka kontestuar vizitat e Molliqajt në qendrat e Lëvizjes. 

Kurteshi, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se “në në asnjë mënyrë nuk e kam kontestuar vizitën e z. Molliqaj në qendrat e Lëvizjes Vetëvendosje, edhe pse në Lëvizje aktivitetet zakonisht bëhen në koordinim me Kryesin ose Sekretariatin e Përgjithshëm”.


“Unë e kam quajtur dhe vazhdoj ta quaj ilegale, (kundër statusore), përpjekjen e tij që t’i ndaj nga Vetëvendosja aktivistët tanë derisa ai është anëtar i Lëvizjes, sepse kjo nuk është as statusore dhe as e moralshme”, ka thënë Kurteshi.

Shkrimi i plotë i Kurteshit në Facebook:

“Dy sqarime

Dy komunikimet e mija publike gjatë javës së kaluar, nga disa interpretues u keq interpretuan kurse nga disa lexues dhe ndonjë interpretues mund të jenë keqkuptuar prandaj e konsideroj të nevojshme që t’i bëjë sqarimet në vijim:

1. Me 14 janar fjala ime drejtuar anëtarëve të Këshillit të Qendrës së Prishtinës nga disa media u interpretua si “kërcënim”, përkundër faktit që as në tekst e as në nëntekst as një fjalë nuk paraqet kërcënim. Në fund të fundit fjala ime është incizuar nga mjetet e informimit që e përcillnin at ngjarje, do të ishte mirë që ata të cilët fjalimin tim e kanë vlerësuar si kërcënues t’ia shpjegojnë publikut se ku e bazojnë këtë cilësim, përndryshe cilësimi i tillë mbetet i pa argumentuar e nga ndonjëri nga ata ndoshta edhe tendencioz.

2. Me 18 janar, pas ankesave të disa aktivistëve të Vetëvendosjes se deputeti dhe anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, z. Dardan Molliqaj, po i takon strukturat në disa Qendrave të Vetëvendosjes dhe në këto takime po fol për ndarjen e Vetëvendosjes dhe themelimin e një partie të re. Bazuar në përgjegjësit që aktualisht i kam në Lëvizjen Vetëvendosje kam menduar se është obligim i imi zyrtar të reagoj.

Në reagimin tim unë në asnjë mënyrë nuk e kamë kontestuar vizitën e z. Molliqaj në qendrat e Lëvizjes Vetëvendosje, edhe pse në Lëvizje aktivitetet zakonisht bëhen në koordinim me Kryesin ose Sekretariatin e Përgjithshëm.

Unë nuk e kam kontestuar as debatin me aktivist e as mendimin e tij kundër në çfarëdo situate.

Unë do ta kisha përshëndetur edhe kandidimin e z. Molliqaj për Kryetar të Lëvizjes Vetëvendosje dhe sigurisht do të isha angazhuar që t’i krijojmë kushte plotësisht të barabarta me kundër kandidatin e tij gjatë fushatës zgjedhore dhe do ta respektoja deri në maksimum të drejtën e secilit përkrahës të tij në fushat, po të kishte kandiduar edhe ai.

Unë do ta quaja legjitim edhe angazhimin e tij për themelimin e një subjekti të ri politik si dhe përpjekjen e tij që t’i bind aktivistët e Vetëvendosjes që t’i bashkohen subjektit të tij, por vetëm pasi të ishte larguar nga Vetëvendosja.

Unë e kam quajtur dhe vazhdoj ta quaj ilegale, (kundër statusore), përpjekjen e tij që t’i ndaj nga Vetëvendosja aktivistët tanë derisa ai është anëtar i Lëvizjes, sepse kjo nuk është as statusore dhe as e moralshme.

Z. Molliqaj e ka mundësin që të veproj nën çatinë e vjetër ose ta ndërtoj një të re, kjo varet prej tij, ajo që unë po kërkoj nga ai është respektimi i Statutit, në hartimin e të cilit kontribuoj edhe ai vet, deri sa deklarohet se është anëtar i Lëvizjes Vetëvendosje” (sic.), ka shkruar Kurteshi. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
U raportua se tregoi para Policisë së Serbisë të dhëna për UÇK-në, Durmishi: Është dokument i falsifikuar, jo deklaratë e imja - nuk shantazhohem dot nga UDB-ja

U raportua se tregoi para Policisë së Serbisë të dhëna për UÇK-në, Durmishi: Është dokument i falsifikuar, jo deklaratë e imja - nuk shantazhohem dot nga UDB-ja

Lajme
Goditen grupet kriminale në Shqipëri, sekuestrohen pasuri në vlerë 4.5 milionë euro, arrestohen 50 persona

Goditen grupet kriminale në Shqipëri, sekuestrohen pasuri në vlerë 4.5 milionë euro, arrestohen 50 persona

Lajme
Ahmeti: Nuk duhet të hapim front midis shqiptarëve dhe maqedonasve

Ahmeti: Nuk duhet të hapim front midis shqiptarëve dhe maqedonasve

Politikë
Rrëshqet dheu në rrugën Klinë - Gjakovë, bllokohet qarkullimi i automjeteve

Rrëshqet dheu në rrugën Klinë - Gjakovë, bllokohet qarkullimi i automjeteve

Lajme
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave, eurodeputeti holandez: Shtetet anëtare të KiE-së iu përulen Serbisë

Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave, eurodeputeti holandez: Shtetet anëtare të KiE-së iu përulen Serbisë

Lajme
Haziri: Kurti nuk guxon ta dërgojë draftin e Asociacionit në Kushtetuese

Haziri: Kurti nuk guxon ta dërgojë draftin e Asociacionit në Kushtetuese

Politikë
Kalo në kategori