LAJMI I FUNDIT:

Kurteshi e Rama thonë se Daka dërgoi shkresa në PZAP në emër të KQZ-së pa dijeninë e tyre, kryesuesja thotë se janë sulme personale

Kurteshi e Rama thonë se Daka dërgoi shkresa në PZAP në emër të KQZ-së pa dijeninë e tyre, kryesuesja thotë se janë sulme personale

Anëtarët e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Sami Kurteshi dhe Alim Rama gjatë mbledhjes së KQZ-së kanë thënë se shkresave të PZAP-së i është përgjigjur kryesuesja e KQZ-së, Valdete Daka, e jo Zyra për Regjistrimin e Partive Politike dhe Certifikim ashtu siç do të duhej të ishte sipas tyre.

Rama gjatë mbledhjet tha se Daka i është përgjigjur vet shkresave të cilat sipas tyre nuk i ka dërguar ZPPR-ja.


“Ju u jeni përgjigje vet shkresave në PZAP, ne i kemi informacionet se Zyra e partive politike nuk u janë përgjigjur shkresave”, tha ai.

Daka në anën tjetër tha se këto janë sulme personale ndaj saj.

“Asnjë shkresë nuk është nënshkruar asnjëherë në KQZ, dhe shkresat që i nënshkruaj unë i kontrolloj vet, unë e barti përgjegjësinë edhe penale edhe morale. Unë i nënshkruaj, përderisa e kam të drejtën me nënshkruar, unë do t’i shikojë se çfarë nënshkruaj. Dhe, ju lutem nëse bën të vazhdojmë me rend të ditës. Po e di që këto janë më shumë sulme personale ndaj meje”, tha Daka.

Ndërkaq, Kurteshi i LVV-së, tha se tema është pikërisht për KQZ-në dhe se nuk kanë hapur asnjë çështje personale për diskutim.

“Nëse ju konstatoni se paska sulme personale ndaj jush nga ne dhe këto nuk qenkan çështje të KQZ-së atëherë këtu paskemi punë me një çështje tjetër. Ju keni të drejt me përfaqësu KQZ-në në mënyrë teknike, por për vendimet që prekin përmbajtjen, nuk është në ligj dhe nuk është e paraparë që të jetë përgjegjësi e kryesueses së Komisionit. Nuk ka fyerje, nuk ka çështje personale, nuk është e imja personale dhe asnjë çështje personale nuk e ngritëm as unë e as kolegu im. Ne po pyesim kush i ka dërguar shkresat në emër të KQZ-së, ato shkresa”, tha Kurteshi. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
U gjuajtën me armë derisa ishin në veturë, detaje nga rasti që ndodhi në Prishtinë

U gjuajtën me armë derisa ishin në veturë, detaje nga rasti që ndodhi në Prishtinë

Kronika e Zezë
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Siguri
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Siguri
Kosova bëhet me 445 policë të rinj - deklarata e presidentes, kryeministrit dhe pamje nga ceremonia

Kosova bëhet me 445 policë të rinj - deklarata e presidentes, kryeministrit dhe pamje nga ceremonia

Siguri
Kalo në kategori