LAJMI I FUNDIT:

Kurtan Kajtazi zgjidhet kryetar i PDK-së në Vushtrri

Kurtan Kajtazi zgjidhet kryetar i PDK-së në Vushtrri

Partia Demokratike e Kosovës ka mbajtur sot kuvendin zgjedhor në Degën e Vushtrrisë, ku delegatët e pranishëm kanë zgjedhur kryetar të degës Kurtan Kajtazin, ndërsa ka zgjedhur edhe Këshillin Drejtues  prej 71 anëtarëve si dhe 25 delegatë për Konventën Qendrore.

Në emër të Komisionit zgjedhor të Degës, Lorik Maxhuni prezantoi sukseset e 58 kuvendeve të nëndegëve ku kanë marrë  pjesë mbi 4.000 anëtarë të cilët zgjedhën drejtuesit e nëndegëve dhe delegatët e kuvendit zgjedhor të degës.


Në emër të Kryesisë qendrore dhe në emër të kryetarit Kadri Veseli, delegatët e kuvendit zgjedhor në Vushtrri i përshëndeti ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri.

Ai falënderoi të gjithë mbështetësit e Partisë Demokratike të Kosovës për një angazhim të jashtëzakonshëm në procesin e brendshëm zgjedhor dhe për jetësimin e platformës Dekada e Re e cila siç tha Tahiri do ta transformojë dhe zhvillojë Kosovën në rrugën drejt integrimeve euro atlantike.

“Pas angazhimit të mijëra anëtarëve, pjesëmarrësve dhe mbështetësve të PDK-së, sot përmbyllëm me sukses kuvendin zgjedhor të Partisë Demokratike të Kosovës në Vushtrri, duke ia shtuar kështu edhe këtë qytet unik, hartës së qyteteve që për muaj me radhë i dhanë shpirt Dekadës së Re dhe vizionit të liderit të PDK-së, Kadri Veseli. Tashmë ka mbetur edhe pak kohë nga momenti kur Partia Demokratike e Kosovës, kulturën e lartë politike të gjeneruar përmes zgjedhjeve të brendshme nëpër degë, ta bartë në zgjedhjen e strukturave të reja të saj në nivel kombëtar. Fryma e Dekadës së Re që është duke zënë vend legjitim dhe jashtëzakonisht të fuqishëm në shoqërinë tonë do ta prodhojë një formulë të progresit, zhvillimit dhe ngritjes së njeriut të Kosovës në vendin që atij i takon me të drejtë. Kjo formulë e legjitimuar në çdo fshat dhe qytet, do materializohet në çdo segment nga Kadri Veseli, kryeministri në ardhje i Republikës së Kosovës”, ka thënë Tahiri.

Në emër të Komisionit Qendror zgjedhor të PDK-së, foli Bajrush Xhemajli, i cili tha se anekënd Kosovës në 39 degët dhe 1.141 nëndegët e saj, PDK ka një mobilizim të jashtëzakonshëm, duke vendosur standardet më të larta të demokracisë.

Të pranishmit në degën e Vushtrrisë i përshëndetën edhe deputetja Xhevahire Izmaku dhe ish kryetari Bajram Mulaku.

Në trend Lajme

Më shumë
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Lajme
“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

Siguri
Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës

Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës

Lajme
Knaus

Knaus "godet" sërish: Kushtëzimi i anëtarësimit të Kosovës në KiE me krijimin e Asociacionit pamundëson realizimin e të dyjave

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Lajme
Kalo në kategori