LAJMI I FUNDIT:

Kurtaj: Përfshirja e fotografive të Thaçit, ishte për ta bërë librin më të lexuar

Kurtaj: Përfshirja e fotografive të Thaçit, ishte për ta bërë librin më të lexuar

Dëshmitari i 45-të i Zyrës së Prokurorit të Specializuar me kodin W04576, Hajrush Kurtaj, në gjykimin ndaj Hashim Thaçit dhe të tjerëve, ka thënë se arsyeja e përfshirjes së fotografisë së Hashim Thaçit në librin e tij, ishte për ta bërë librin më të lexuar.

Gjithashtu, dëshmitari duke u përgjigjur në pyetjet e mbrojtësit të Thaçit, Luka Mishetiq, edhe një herë e konfirmoi që gjatë luftës as nuk ka biseduar dhe as s’e ka takuar Thaçin.


Ndërsa, përshkrimin në librin e tij si dorëshkrim të një interviste të bërë me Shkukri Bujën, dëshmitari e quajti si lëshim teknik të tij.

Të gjitha këto përgjigje, dëshmitari i tha pas pyetjeve të avokatit Mishetiq.

Për sot, ka përfunduar dëshmia e këtij dëshmitari, i cili do të vazhdojë edhe nesër të dëshmojë.

Ai tha se dokumentet që i ka publikuar në librin e tij i ka marrë në administratën e Komandës së Zonës së 6-të të Trupave Mbrojtëse të Kosovës (TMK), por nuk ka hulumtuar për vërtetësinë e tyre.

“Nuk i kam marrë nga arkiva, por nga administrata e Komandës së Zonës së 6-të të TMK-së, aty ku kam pasur qasje, por nuk jam lëshuar në hulumtime për vërtetësinë e këtyre dokumenteve”, tha dëshmitari Kurtaj.

Këtë deklarim, ai e bëri duke u përgjigjur në pyetjet e mbrojtësit të Hashim Thaçit, avokatit Luka Mishetiq, lidhur me vërtetësinë e dokumenteve, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Paraprakisht, dëshmitarit Kurtaj është pyetur për angazhimet e tij ushtarake dhe civile.

Në pyetjen e avokatit Mishetiq se a ka qenë përkrahës i Ibrahim Rugovës gjatë luftës dhe pas saj, dëshmitari e konfirmoi këtë gjë.

Po ashtu, dëshmitari e ka konfirmuar se ka qenë i anëtarësuar në Partinë Demokratike të Kosovës dhe më vonë edhe në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës.

Dëshmitari e ka konfirmuar që e njeh Adem Salihun, por tha se nuk ka bashkëpunuar me të e as me Lidhjen Demokratike të Kosovës në Ferizaj, ndërsa kur është pyetur që a e njeh Fazli Etemin, ai e pohoi këtë gjë.

Kurtaj tha se nuk ka dijeni për anëtarë të UÇK-së që janë gjykuar lidhur me pretendime për krime lufte në vende ku përfshihen Bobi dhe Ivaja. Sipas tij, kjo nuk i ka interesuar për procese që sipas tij ishin të montuara e që i ka zhvilluar UNMIK-u.

Këtë përgjigje, dëshmitari e dha pas pyetjes se prokurorit James Pace se a ka dëgjuar për gjykime të tilla.

Prokurori Pace u fokusua te një listë e publikuar në librin e dëshmitarit, në të cilin përmenden emra të policëve serbë dhe shqiptarë, që sipas dëshmitarit ishin pjesëmarrës në masakrën e 24 marsit 1999.

Sipas dëshmitarit, këtë listë e ka marrë ditën e çlirimit të Kaçanikut në vendin ku nga forcat serbe e kishin shfrytëzuar si Stacion Policor në Kosovë.

Në pyetjen e prokurorit se personat që dëshmitari pretendon që kanë marrë pjesë në masakrën e 24 marsit 1999, a kanë qenë të ndaluar dhe mbajtur nga UÇK-ja në vende si Bobi, Ivaja e Biçeci, rreth marsit të vitit 1999. Në përgjigjen e tij, dëshmitari tha se nuk ka dijeni për këtë.

Kurtaj ka mohuar se ka informacione që Hashim Thaçi e ka vizituar Brigadën 162 “Agim Bajrami”.

Dëshmitari Kurtaj paralajmëron prokurorin se nëse vazhdon t’ia përmend fjalën “rrenë” do ta ndërpresë dëshminë
Lexo po ashtu Dëshmitari Kurtaj paralajmëron prokurorin se nëse vazhdon t’ia përmend fjalën “rrenë” do ta ndërpresë dëshminë

Në ballafaqimin që prokurori James Pace është duke ia bërë dëshmitarit me citatet, dokumentet dhe fotot që ai i ka vendosur në librin e tij, fokusi kryesor i pyetjeve është te vizita e Thaçit që sipas një foto me përshkrim në librin e dëshmitarit është bërë në zonën e Brigadës 162, aty ku dëshmitari për një periudhë ka qenë komandant në detyrë i kësaj Brigade.

Në përshkrimin fotos të publikuar në librin e dëshmitarit Kurtaj, sipas prokurorit thuhej: “Drejtori i Drejtorisë Politike të UÇK-së, Hashim Thaçi, gjatë vizitës në Komandën e Brigadës 162 “Agim Bajrami” në Kaçanik”

Lidhur me këtë përshkrim, dëshmitari tha se fotografia është marrë paslufte dhe ai vetë nuk ka njohuri për ndonjë vizatë të Hashim Thaçit në këtë zonë, duke e ripërsëritur që ngjarjet në libër i ka zmadhuar dhe zbukuruar.

Dëshmitari është pyetur edhe për dy dokumente të publikuara në librin e tij, ku e para ka të bëjë me një vendim të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së të marrë në mbledhjen e mbajtur më 12 nëntor 1998 dhe dokumenti i dytë lidhet me një urdhëresë të Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, nënshkruar nga kolonel Bislim Zyrapi.

Sipas dëshmitarit, këto dy dokumente të publikuara në librin e tij janë marrë 10 vite pas luftës në Komandën e Zonës së 6-të të TMK-së.

Po ashtu, dëshmitari ka thënë se nuk është në dijeni që të ketë pasur ndonjë ndëshkim apo hetim të ndonjë ushtari të Njësitit të Policisë Ushtarake të Brigadës 162, lidhur me trajtimin që ata ia kanë bërë ndonjë personi tjetër. Paraprakisht, këtë pyetje dëshmitarit ia parashtroi prokurori Pace.

Në trend Lajme

Më shumë
Çfarë përfiton ekonomia e Kosovës me regjistrimin e popullsisë

Çfarë përfiton ekonomia e Kosovës me regjistrimin e popullsisë

Lajme
Parlamentari finlandez, Kiljunen: Për keqardhje mosmbështetja e Serbisë për Kosovën në Këshillin e Evropës

Parlamentari finlandez, Kiljunen: Për keqardhje mosmbështetja e Serbisë për Kosovën në Këshillin e Evropës

Lajme
Arrestohet një serb në Bërnjak, dyshohet se ka kryer krime lufte në Gjakovë

Arrestohet një serb në Bërnjak, dyshohet se ka kryer krime lufte në Gjakovë

Lajme
Mesiq: Vuçiq si Millosheviqi, por “Serbia e Madhe” nuk do të bëhet

Mesiq: Vuçiq si Millosheviqi, por “Serbia e Madhe” nuk do të bëhet

Lajme
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Rama: Problemit të mbeturinave në kryeqytet i erdhi fundi

Rama: Problemit të mbeturinave në kryeqytet i erdhi fundi

Komunat
Kalo në kategori