LAJMI I FUNDIT:

Kurti: Historia e Holokaustit duhet të mbahet mend, por nuk duhet ndryshuar kurrë

Kurti: Historia e Holokaustit duhet të mbahet mend, por nuk duhet ndryshuar kurrë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti mori pjesë në ceremoninë komemorative në shënim të Ditës Ndërkombëtare të Kujtimit të Holokaustit e cila u mbajt në Bibliotekën Kombëtare nën organizimin e Ambasadës së Izraelit në Kosovë.

Në fjalën e tij para të pranishmëve, në mesin e të cilëve krerë të shtetit, ambasadorë e përfaqësues të institucioneve, ai tha se përkujtimi i Holokaustit është detyrë e të gjitha demokracive, pavarësisht rolit të tyre në të.


“Holokausti na shërben si shembull prekës i rreziqeve të fanatizmit dhe jotolerancës dhe se kujtimi i tij i motivon njerëzit që të ngrihen kundër padrejtësisë dhe të promovojnë barazi dhe dinjitet për të gjithë”, u shpreh kryeministri.

Ai shtoi se viktimat nuk duhet të jenë të përkryera që të meritojnë të flasin me zë të lartë dhe autorët duhet të përballen me gjyqin sepse drejtësia është shumë me e përsosur se çdo krim.

“Pesha e vuajtjeve të civilëve, edhe në rast se veprohet në vetëmbrojtje, duhet të jetë busulla e jonë në mënyrën së si ecim përpara” tha më tej ai duke theksuar se asnjë veprim i tanishëm apo i ardhshëm nga asnjë qeveri nuk duhet t’i hapë rrugën revizionit historik.

“Historia e Holokaustit duhet të mbahet mend, por nuk duhet ndryshuar kurrë” tha në përfundim të fjalës së tij, kryeministri Kurti.

Në trend Lajme

Më shumë
Ymeri ia përkujton Halitit të VV-së: Ke shkelë mbi nënshkrimet e 200 mijë qytetarëve

Ymeri ia përkujton Halitit të VV-së: Ke shkelë mbi nënshkrimet e 200 mijë qytetarëve

Lajme
Dugolli: Nuk e bëjmë Asociacionin pa njohjen e Kosovës de facto nga Serbia

Dugolli: Nuk e bëjmë Asociacionin pa njohjen e Kosovës de facto nga Serbia

Politikë
Berisha: Takimi me Martin Berishajn nuk e ndryshon qëndrimin tim për aferën GEN

Berisha: Takimi me Martin Berishajn nuk e ndryshon qëndrimin tim për aferën GEN

Lajme
Kryeministri serb: Serbia e gatshme të bëjë kompromise me Kosovën

Kryeministri serb: Serbia e gatshme të bëjë kompromise me Kosovën

Lajme
Arrestohen dy të dyshuar për hedhjen e granatës nëntorin e vitit 2023 në Prishtinë

Arrestohen dy të dyshuar për hedhjen e granatës nëntorin e vitit 2023 në Prishtinë

Drejtësi
Si u nxor nga konteksti fjalia ku Edi Rama e përmendi SHBA-në si “një nga tri të këqijat e botës”?

Si u nxor nga konteksti fjalia ku Edi Rama e përmendi SHBA-në si “një nga tri të këqijat e botës”?

Lajme
Kalo në kategori