LAJMI I FUNDIT:

Kurseni paratë: Ngjyrosja e tufave të flokëve në shtëpi

Kurseni paratë: Ngjyrosja e tufave të flokëve në shtëpi

Procedura e mbledhjes dhe e nxjerrjes së tufave të flokëve në shtëpi nuk është shkencë e madhe

Tufat mund të bëjnë linjat tepër të holla apo tepër të trasha. Kur vetë i spërkatni në tufat e bëra, do të kurseni kohën dhe paratë.

Çka ju duhet në mënyrë që të mund t’i bëni një ndryshim rrënjësor flokëve tuaja: folia, krehri, brusha për ngjyrosje, dorezat mbrojtëse, kapela e floktarit, peshqiri, kompresa, paleta e përshtatshme e ngjyrave.

Pas përgatitjes së gjërave që ju janë të nevojshme për procedurë, mund të filloni.

Veprimi i parë është përzierja e ngjyrës për tufat. Pastaj krehja e flokëve, dhe në fund ndarja e flokëve në mënyrë që të shihni në cilat vende dëshironi t’i lini tufat, transmeton Telegrafi.

Mbi kokë vendosni folien e tejdukshme dhe të fortë, ndërkaq në duar dorezat mbrojtëse. Në folie shponi vrima të vogla në vendet ku do të jenë tufat. Nëpërmjet atyre vrimave nxirrni tufat e holla të flokëve.

Kujdesuni që tufat t’i nxirrni të gjitha nga brendësia në mënyrë që më vonë të mos jenë përgjysmë të ngjyrosura. Kur të keni nxjerrë numër të mjaftueshëm të tufave, filloni ngjyrosjen e tyre dhe qitni sasi të mjaftueshme të ngjyrës në çdo tufë.

Kur të gjitha tufat t’i ngjyrosni, prisni që ngjyra në to të veprojë gjysmë ore deri në dyzet minuta dhe pas kësaj kohe, duke e mbajtur folien në flokët e mbetura, lajeni ngjyrën. Hiqeni folien. Qitni shtesën nëse dëshironi nuanca më të forta.

Lani flokët me shampon dhe qitni maskë të fortë në mënyrë që flokët të mos ngatërrohen. Thani flokët sipas dëshirës. Kënaquni me ndryshimin! /Telegrafi/