Kosova nuk zbaton asnjë skemë sociale apo përfitime për fëmijët. Deri më tani, shtesat për fëmijët, zakonisht ishin vetëm premtime zgjedhore dhe me përmbylljen e proceseve zgjedhore, gjithçka kishte përfunduar aty.
Por, së fundmi një grup i deputetëve po kërkon të aplikohen shtesat për të gjithë fëmijët e Republikës së Kosovës, si një nevojë urgjente edhe për zbutjen e varfërisë te familjet në nevojë. Në këto propozime fillestare, thuhet se në këto skema do të përfshiheshin fëmijët nga 0 – 16 vjeç.
Sipas organizatave joqeveritare që merren me të drejtat e fëmijëve, thuhet se në Kosovë rreth 33 për qind e fëmijëve jetojnë në varfëri. Po këto të dhëna thonë se mbi 10 për qind e fëmijëve janë të përfshirë në punë, kurse rreth 7 për qind punojnë punë të rënda apo të rrezikshme.
Nismat për aplikimin e shtesave për fëmijët, mirëpriten sidomos nga prindërit.
Besa Gashi, nga Prishtina është nënë e dy fëmijëve. Besa, e cila nuk punon, e mirëpret iniciativën duke thënë se pavarësisht shumës sa do të ishte, ajo do të ndikonte në mirëqenien e familjes dhe fëmijëve të saj.
“Do të ishte shumë mirë që Qeveria të japë shtesa për fëmijët, qoftë edhe një shumë solide. Unë e mirëpres dhe besoj se është iniciativë e duhur. Në Kosovë pagat janë të vogla, këto shtesa do të lehtësim buxhetin familjar”, thotë Besa Gashi.
Edhe pensionisti Gani Hasani, e vlerëson si propozim të qëlluar çdo nismë për aplikimin e skemave të shtesave për fëmijët.
“Do të jetë një lehtësim për familjet, që me ato mjete të gjenden disi në jetën e shtrenjtë që ka kapluar shumicën dërmuese të familjeve. Unë mendoj se ky propozim është i qëlluar, i menduar mirë, i nevojshëm. Shpresoj se do të realizohet”, thotë Hasani.
Organizatat joqeveritare që merren me mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve, kanë kërkuar disa herë nga ekzekutivi që të rishikohet skema sociale dhe në kuadër të saj, të vendosen edhe shtesat për fëmijë.
Klevis Vaqari nga Koalicioni i Organizatave Joqeveritare për Mbrojtjen e Fëmijëve, KOMF, thotë se e përkrahin çdo mbështetje financiare për fëmijët.
“Secila iniciativë, propozim apo veprim i ndërmarrë që nënkupton investim më të madh te fëmijët, jo vetëm që është e mirëseardhur, por është një ndër shtyllat kyçe të avokimit tonë drejt politikë-bërësve dhe vendimmarrësve në nivel qendror, po ashtu edhe në nivel lokal”, thekson ai.
Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Donika Kadaj- Bujupi të mërkurën ka dorëzuar një mocion përmbajtjesor në Kuvend për shtesat e fëmijëve të Republikës se Kosovës. Ajo shpreson se këtë nismë do ta përkrahin të gjithë deputetët e Kuvendit të Kosovës, në mënyrë që me buxhetin e vitit të ardhshëm të fillojë të zbatohet.
Ajo thotë se është llogaritur se nga kjo nismë do të përfitojnë rreth 500 mijë fëmijë, nga mosha 0 deri në 16 vjeç, me nga 10 deri në 40 euro në muaj varësisht numri i fëmijëve. Sipas një llogarie, Kadaj- Bujupi shprehet se vlera e shtesave të fëmijëve mund të arrijë në tre për qind të buxhetit të përgjithshëm të Kosovës.
“Gjendemi në një periudhë kur vazhdojmë të kemi probleme të mëdha me papunësinë, dhe vazhdojmë të kemi fëmijë, të cilët jetojnë në kushte të vështira dhe të varfra. Kjo do të jetë një nismë e vogël, por me qëllim që vit pas viti të rriten këto shtesa dhe fëmijët të kenë një stimulim të prekshëm”, thotë Kadaj-Bujupi.
Ndryshe, Kadaj-Bujupi shpreh shqetësimin se numri i lindjeve në Kosovë po bie vit pas viti dhe shtesat e fëmijëve, thotë ajo, do të jenë stimulim që mos të zvogëlohet edhe më tutje numri i lindjeve.
Por, në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale, tregojnë se deri më tani kjo temë nuk është diskutuar, pasi që nuk ka pasur ndonjë dokument zyrtar.
Përfitimet materiale për fëmijët ka qenë premtimi i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, sikurse partive të tjera pjesëmarrëse në zgjedhjet e fundit. Kurse, ish-kryetari i Partisë Demokratike tashmë president i Kosovës, Hashim Thaçi, kishte premtuar 300 euro për çdo fëmijë të sapolindur, premtim ky që nuk është realizuar asnjëherë. /rel/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Taravari: Përmes grandeve për teknologji dhe inovacion do të mbështesim të rinjtë
U gjuajtën me armë derisa ishin në veturë, detaje nga rasti që ndodhi në Prishtinë
Ahmeti: Ky bashkim i forcave progresive garanton qëndrueshmëri, stabilitet, barazi dhe integrim
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi
Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit
U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës
Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Çfarë janë retë artificiale dhe a shkaktuan përmbytjet e mëdha në Dubai?
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit
Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët
Zyrtare: Serie A do të ketë pesë skuadra në Ligën e Kampionëve për sezonin 2024/25
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi