LAJMI I FUNDIT:

Kur rekomandohet largimi i krenikëve te fëmijët? Doktor Limani tregon indikacionet

Kur rekomandohet largimi i krenikëve te fëmijët? Doktor Limani tregon indikacionet

Specialisti i otorinolaringologjisë, Zgjim Limani në podcastin “Shëndeti në rend të parë” ka folur lidhur me bajamet, ose krenikët siç njihen më shumë.

Limani theksoi se bajamet janë ind limfatik të vendosur në zgavrën e gojës të cilat kanë rol mbrojtës, por në faza të ndryshme mund të shfaqin probleme, si pezmatime të shpeshta.

Shpeshherë kur fëmijëve u pezmatojnë shpesh bajamet, prindërit pyesin nëse duhet të largohen.


E lidhur me këtë ka folur doktori Limani.


Ai theksoi se ekzistojnë kritere të përcaktuara për largimin e bajameve.

“…Këto kritere janë mjaft të rënda dhe duhet të plotësohet, kështu që indikacionet për operacionin e bajamave nuk janë edhe shumë të shpeshta realisht.. Duhet që fëmija të ketë sëmundje infektive bakteriale të bajameve 5 brenda një viti, në tri vite radhazi…

Ose në rastet kur konsiderohen si rezervar të baktereve si Streptococcus Beta Hemolytic, ose në rastet kur kemi abscese të qafës atëherë vjen në konsiderim oeprimi…  Bajamet meqenëse gjendet në rrugët e frymëmarrjes jo rralle herë dinë te fëmijët që të shkaktojnë mbylljen e rrugëve të frymëmarrjes.

Gërhitja në gjumë është një prej simptomave kryesore dhe në këto raste vjen në konsideratë mënjanimi i plotë ose i pjesshëm i bajameve për t’i larguar rrugët e frymëmarrjes”, tha ai.

Ndryshe, ndër simptomat e pezmatimit të bajameve janë dhimbje e fytit, temperaturë, nyje të rritura në qafë, plogështia, etj.

Podcastin e plotë mund ta shikoni më poshtë: /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të mërkurën me konferencë për media për rastin e Liridona Ademaj

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të mërkurën me konferencë për media për rastin e Liridona Ademaj

Lajme
Detaje nga vrasja në Tiranë, viktima u vra në sy të bashkëshortes, policia dyshon për konflikte brenda rrethit familjar

Detaje nga vrasja në Tiranë, viktima u vra në sy të bashkëshortes, policia dyshon për konflikte brenda rrethit familjar

Lajme
Eksperti i mjekësisë ligjore William Goodwin nis dëshminë në rastin e ish-krerëve të UÇK-së

Eksperti i mjekësisë ligjore William Goodwin nis dëshminë në rastin e ish-krerëve të UÇK-së

Drejtësi
LVV vazhdoi fushatën në Mitrovicë, Kurti theksoi angazhimin për zhvillim dhe sovranitet

LVV vazhdoi fushatën në Mitrovicë, Kurti theksoi angazhimin për zhvillim dhe sovranitet

Lajme
Gruaja nga Rahoveci piu detergjent e medikamente pas një mosmarrëveshje me burrin, i dyshuari dërgohet në mbajtje

Gruaja nga Rahoveci piu detergjent e medikamente pas një mosmarrëveshje me burrin, i dyshuari dërgohet në mbajtje

Kronika e Zezë
Reshje bore dhe ulje të temperaturave - cikloni nga Italia përkeqëson kushte klimatike në vend

Reshje bore dhe ulje të temperaturave - cikloni nga Italia përkeqëson kushte klimatike në vend

Lajme
Kalo në kategori