Kur prifti thotë “fali mëkatet tona”, boksi i vjen fytyrës! (Video)

Peshkopi Manuel A. Cruz i Dioqezës së Newarkut në SHBA, e merr një boks teksa lexonte faljen e mëkateve, transmeton Telegrafi.
Në video shihet se si një besimtar ngadalë i afrohet priftit, para se ai të thoshte: “Fali mëkatet tona dhe të ço në jetën e përjetshme”! E, pastaj e godet priftin.
Sulmuesi i identifikuar si Charles Miller ka dosje të sulmeve të ngjashme.
Cruz ka lindur në Kubë, ndërsa ka marrë lëndime në fytyrë. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
01/02/2017
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals





















































