LAJMI I FUNDIT:

Kur nuk masturboni për një javë, nivelet e testosteronit ju rriten për 45%

Kur nuk masturboni për një javë, nivelet e testosteronit ju rriten për 45%

Ka shumë thashetheme dhe keqkuptime sa i përket maturisë mashkullore.

Komunitetet e internetit, siç është grupi ‘Nofap’ (shqip: Mos masturboni) në forumin Reddit, e inkurajojnë njëri-tjetrin të mos shikojnë filma pornografikë sepse, sipas tyre, do të kenë seks më të mirë, më shumë testosteron dhe një rritje të vetëbesimit si rezultat i ndalesës së masturbimit, transmeton Telegrafi.


Por a është kjo e vërtetë? Përgjigjen e kësaj e kanë zbuluar hulumtuesit nga Universiteti Zhejiang!

Shkencëtarët i kanë kontrolluar nivelit e testosteronit të një grupi të cilët nuk kishin abstenuar për një javë. Thuajse gjatë tërë javës luhatjet e nivelit të testosteronit kishin qenë minimale.

Sidoqoftë, në ditën e 7 (pra ditën e fundit), hulumtuesit kishin zbuluar se nivelet e testosteronit ishin rritur në mënyrë masive për 145%.

Por përse meshkujt kërkojnë nivele më të mëdha të testosteronit? Sepse nivelet e testosteronit e rrisin epshin seksual, e rrisin potencialin për rritjen e muskujve, e parandalojnë rënien e flokëve, shtimin e peshës dhe zvogëlimin e densitetit të eshtrave.

Sidoqoftë, ende mbetet e paqartë se përse nevojiten 7 ditë abstenim nga masturbimi për ta arritur këtë efekt. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Shëndetësi
Kalo në kategori