LAJMI I FUNDIT:

Kur një taleban sheh luhatëse dhe tobogan, pamjet bizare nga Afganistani tregon luftëtarët “duke u kënaqur” në parkun e lodrave

Kur një taleban sheh luhatëse dhe tobogan, pamjet bizare nga Afganistani tregon luftëtarët “duke u kënaqur” në parkun e lodrave

Derisa talebanët kanë përparuar nëpër qytetet kryesore të Afganistanit, pamjet e publikuara më poshtë shfaqin disa luftëtarë të tyre duke luajtur në luhatëse dhe rrëshqitur në tobogan – e pamjet e momentit të “argëtimit” të tyre në parkun e fëmijë janë bërë virale në rrjetet sociale.

“Bëje me shpejtë”, dëgjohet duke thënë një taleban derisa filmon bashkëluftëtarët e tij që lëviznin para-pas, transmeton Telegrafi.


“Ky park është i yni. Ata (qeveria afgane) janë kënaqur gjatë piknikëve, tani e kemi radhën ne”, shtoi talebani.

Në një video tjetër dëgjohen duke bërtitur, derisa “kënaqeshin” duke rrëshqitur në toboganin spiral për fëmijë. Megjithatë nuk dihet lokacioni i saktë se ku janë filmuar talebanët.

E qindra afganë kanë komentuar në Twitter dhe Facebook, shumica prej tyre thoshin se pamjet janë dëshmi se pas disa dekadave luftime, ka bërë që gjenerata të tëra të mos e shijojnë fëmijërinë dhe se tani në moshën e pjekurisë po tentojnë ta kompensojnë.

Disa tjerë thoshin se miliona afganë jetojnë në frikë pasi që luftëtarë të tillë po udhëheqin një betejë tejet të përgjakshme.

Ndryshe talebanët kanë marrë nën kontroll disa rajone, që kur forcat ndërkombëtare filluan tërheqjen e trupave të tyre nga Afganistani që nga 1 maji. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë

"Ata as nuk dinin të luftonin": Përleshje mes tre burrave pas një aksidenti në një autostradë të ngarkuar të Los Anxhelosit

Fun
Reagimi i qenit pasi u braktis nga pronari i tij – pasi pamjet u bënë virale, dikush u kujdes që t'i gjente një 'shtëpi të re'

Reagimi i qenit pasi u braktis nga pronari i tij – pasi pamjet u bënë virale, dikush u kujdes që t'i gjente një 'shtëpi të re'

Interesante
Aligatori bllokon rrotat e aeroplanit të Forcave Ajrore të Floridas

Aligatori bllokon rrotat e aeroplanit të Forcave Ajrore të Floridas

Interesante
Konsumoi cigare, nuk u ushqye shëndetshëm dhe në moshën 110-vjeçare nuk vuan nga ndonjë sëmundje – njihuni me burrin nga New Jersey

Konsumoi cigare, nuk u ushqye shëndetshëm dhe në moshën 110-vjeçare nuk vuan nga ndonjë sëmundje – njihuni me burrin nga New Jersey

Interesante
Disa fotografi “kundër stresit” që ndoshta duhet t'i shikoni pas një dite të vështirë

Disa fotografi “kundër stresit” që ndoshta duhet t'i shikoni pas një dite të vështirë

Fun
Historia e konkurrentit të 'shfaqjes më mizore në botë' – e kuptoi se teksa po jetonte i zhveshur, po ndiqej nga miliona njerëz

Historia e konkurrentit të 'shfaqjes më mizore në botë' – e kuptoi se teksa po jetonte i zhveshur, po ndiqej nga miliona njerëz

Interesante
Kalo në kategori