LAJMI I FUNDIT:

Kur motra, burri, shoqja juaj më e mirë ju lëndojnë, veproni kështu…

Kur motra, burri, shoqja juaj më e mirë ju lëndojnë, veproni kështu…

Kur një person i afërt ju lëndon: Kjo është mënyra e vetme për t’u rikuperuar!

Sa më i afërt të jetë personi, aq më i fortë do të jetë tjetërsimi…


Të dashurit bëhen të huaj në momentin që na lëndojnë. Ju nuk do ta vëreni menjëherë tjetërsimin, por do ta ndieni gradualisht, transmeton Telegrafi.

Marrëdhëniet mund të shpëtohen, madje edhe dashuria mund të shpëtohet, por jo edhe intimiteti. Dhe sa më i afërt të jetë personit me ju, sa më shumë që e keni dashur dhe i keni besuar, aq më i fortë do të jetë tjetërsimi.

Me një sasi të caktuar përpjekjesh, ju do të harroni dhe falni, por do të pushoni së qeni “i tij” përgjithmonë dhe ai do të jetë “dikush juaji”.

Dhe ju mund të luftoni përsëri, të bëni që edhe ai të jetë i lumtur… Si boksieri në ring që merr goditje në kokë dhe stomak, ai mbrohet, i kthen goditjet, por pas humbjes i afrohet përsëri kundërshtarit për të shtrënguar duart.. Por ka një shije të hidhur të humbjes tek ai.

Personi që ju ka lënduar qëllimisht, ju ka poshtëruar – duhet patjetër të bëhet i huaj. Përndryshe dhimbja do të përsëritet. Është një vetëmbrojtje – është një mënyrë për të shmangur vdekjen nga tronditja.

Dhe momenti kur një person i afërt me ju bëhet i huaj – dhemb më pak, sepse dhimbja nuk vjen më nga personi i cili është në zemrën tuaj.

/Telegrafi/