LAJMI I FUNDIT:

Kur lumturia mban emrin “Lian”, Vesa Luma: Jam e lumtur dhe e përmbushur në çdo aspekt të jetës

Kur lumturia mban emrin “Lian”, Vesa Luma: Jam e lumtur dhe e përmbushur në çdo aspekt të jetës
Foto: Norik Uka/Vesa Luma/Instagram

Ajo është një prej artisteve më të dashura të skenës, e cila është veçuar gjithmonë për vokalin dhe atributet e veçanta që ka. Vesa Luma është emri që i ka sjellë shumë këngë të bukura skenës shqiptare, e ndërsa viteve të fundit i ka dhënë më shumë vëmendje jetës së saj private – gjë për të cilën ndjehet e plotësuar dhe me plot gojë mund të thuhet e lumtur.

Ka disa muaj që është rikthyer në Prishtinë me bashkëshortin e saj, reperin Big Basta, dhe djalin e tyre të vogël Lianin, pas një jetese mbi një vjeçare në Zelandën e Re. Për të rrëfyer arsyet e vërteta se përzë zgjodhi këtë vend të largët për të jetuar dhe pse ka qenë e distancuar për kaq kohë nga muzika, Vesa vjen në një intervistë ekskluzive për Telegrafin, për të shpalosur të gjitha më të rejat nga jeta e saj.


Vesa Luma: “Ju rrëfej të rejat në jetën dhe karrierën time” (Foto: Norik Uka)

Ndër të tjerash, këngëtarja na prezanton me atmosferën festive në shtëpinë e saj, duke thënë që ishte më e bukur se asnjëherë tjetër e sidomos me praninë e një fëmijë, në këtë rast djali i saj, i cili i jep më shumë magji festave. Për të gjithë fansat e saj të shumtë, lajmi i mirë është se viti 2019 shënon rikthimin e Vesës në muzikë…

Vesa, jeni rikthyer këtë vit në Kosovë pas një jetese të re që keni nisur me bashkëshortin dhe djalin në Zelandën e Re. Na trego pak si po i kalon ditët këtu?

Ditët po i kaloj për mrekulli, nuk është se kam ndenjur shumë gjatë andej sa të ndjej më fortë mungesën e të dashurve të mi, por tani po e shijoj çdo moment me familje shoqëri e punë.

Sa ju kishte marrë malli për rrethin dhe vendin tuaj, dhe ku keni qëndruar më shumë, në Kosovë apo Shqipëri?

Më shumë kam kaluar kohë në Kosovë nga që më lidh edhe puna e aktivitetet, por edhe Tirana është aq afër sa s’bëj dot më dallime.

Vesa Luma: “Po e shijoj në maksimum rikthimin në Prishtinë” (Foto: Vesa Luma/Instagram)

Përse vendosët që së bashkë me Big Bastën dhe djalin të zhvendoseshit në Zelandë të Re?

Edhe unë edhe Geri jemi persona që kërkojmë shumë nga vetja, dhe me që ajo pjesë e botës na ka pëlqyer gjithmonë, e filluam nga atje (fundi ose fillimi i botës).

Për ne që nuk e dimë. Me çfarë je marrë gjatë gjithë kohës që ke qëndruar atje dhe sa i ke shijuar ditët?

I kam shijuar në maksimum, besoj ndjekësit e mi në rrjetet sociale e kanë pa për së afërmi çdo ditë timen dhe mrekullinë e natyrës që e karakterizon Zelanda.

Vesa Luma me bashkëshortin e saj, Big Bastën, dhe djain e saj, Lianin, u shpërngulën për jetesë në Zelandën e Re (Foto: Vesa Luma/Instagram)

Ndërkohë fansat janë në pritje të një projekti të ri muzikor nga Vesa. Edhe sa do duhet të presim?

Unë në ndërkohë që kam qëndruar në Zelandë, jam marrë gjithë kohës me projekte muzikore por duhej të kthehesha këtu që t’i lansoja. Por thënë të drejtën, qëndrimi atje, ofertat e ndryshme për të filluar karrierë muzikore andej, më tundonin shumë, prandaj dhe isha në fazë që mundohesha të bëj një balancë. E kuptova që është shumë e vështirë të lejë hapësirë nga diçka që kam investuar gjithë jetën. Andaj për të mos e zgjatur, në vitin 2019 do të jem shumë afër me gjithë ata që kanë ndjerë mungesën time këtë kohe.

Çfarë mendimi keni për tregun muzikor shqiptar. Jeni dakord për mënyrën qysh funksionon?

Për këtë temë duhet gjatë të flitet, por një gjë është e sigurt…Talentët si tanët kudo në botë të shkosh nuk do gjesh. Prandaj është një fatkeqësi që është treg i vogël. Besoj kur të filloj të funksionojë e drejta e autorit, atëherë çdo gjë do të ketë kuptim.

Vesa: “Treu muzikor këtu i mbushur me talente” (Foto: Vesa Luma/Instagram)

Ndërkohë gjatë nëntorit pas shumë kohe mbajtët një koncert para mijëra fansave në sheshin “Skënderbe” në Tiranë. Si u ndjeve, aq më tepër që u nderuat edhe me mirënjohje nga kryebashkiaku Veliaj?

Ishte një rikthim shumë i fuqishëm për mua, plus kisha emocion që s’kisha ndjerë shumë kohë. Pritja e publikut, këndimi në kor i çdo kënge time që kam kënduar, më ka bërë të reflektoj shumë gjatë. Aty sidomos e pashë që kam gabuar që kam bërë një mungesë (të arsyeshme) por në anën tjetër, në vend se të nxitohem të bëj pesë ose gjashtë këngë në vit, unë kam bërë një ose dy, por i kam dhënë jetë këngëve të mia…Ndërsa mirënjohja, ishte një privilegj shumë i madh të nderohesh nga kryetari i kryeqytetit shqiptar, vend ky që më ka rritur artistikisht e më ka mësuar aq shumë! Shumë emocion!

Vesa, Elhaida Dani dhe Aurela Gaçe u nderuan me mirënjohje nga Erion Veliaj, nëntor 2018 (Foto: Vesa Luma/Instagram)

Përveç muzikës, i jeni rikthyer edhe një tjetër profesioni tuaj shumë të dashur: gazetarisë. Çdo të shtunë fansat po kanë mundësinë që t’ju ndjekin në Glam Radio. Si po të duket kjo eksperiencë?

Nuk e kisha besuar që radio do më jepte aq shumë kënaqësi. E sidomos Glam Radio – një nga radiot që për një kohë rekord kapi majat e dëgjueshmërisë. E kam provuar televizionin, e radio ishte eksperiencë e re, po kam “frikë” që do ta dua më shume…

Jeni nëna e një djali të quajtur Lian. Na trego pak si eshtë dita jote me të. Sa ju përmbush ai në jetën tuaj?

Liani më ka ndryshuar jetën në çdo aspekt, tash është bërë shoku im i ngushtë dhe nuk e imagjinoj kohën e gjatë pa të. Ai tashmë ka dhe fansat e vet dhe unë jam më se krenare kur më ndalojnë sa herë dal me të, ose kur marr me qindra mesazhe në ditë për Lianin. Më japin aq shumë energji pozitive është e papërshkrueshme.

Vesa Luma: “Radio është dashuria ime e re” (Foto: Vesa Luma/Instagram)

Tani që festat kanë ardhur. Ka arritur atmosfera festive në shtëpinë tuaj. Është stolisur bredhi dhe dhuratat për të voglin Lian?

Liani mezi priti të vijë data e 31 dhjetorit për të hapur dhurata të shumta që ka marrë, por edhe do të dhurojë për ata që i do më së shumti.

Si do ta kaloni natën e ndërrimit të viteve?

Pas shumë e shumë viteve jemi mbledhur bashkë me nënën dhe motrat, dhe festuam te nëna. Jemi shumë shumë të lumtura që më në fund jemi bërë bashkë.

Vesa: “Pas kaq vitesh, festoj natën e ndërrimit të viteve me nënën dhe motrat” (Foto: Vesa Luma/Instagram)

Big Basta, gjithashtu një rap-artisti i shkëlqyer. Na trego pak si është ai si bashkëshort dhe sa ju ka suportuar në karrierën tuaj?

Them se gjëja më e mirë është kur dashurohen mes vete dy persona të të njëjtit profesion. Është shumë më e lehtë edhe suporti, por edhe jeta bëhet më interesante. Ndërsa gjëja për të cilën jam shumë e lumtur është që dashuria jonë veç vjen e forcohet.

A presim sërish në një të ardhme të afërt një bashkëpunim nga ju të dy?

I kemi realizuar, këtë vit i kemi gati për t’i publikuar.

Vesa Luma: “Liani, më përmbush në çdo aspekt” (Foto: Vesa Luma/Instagram)

Një ditë e zakonshme e Vesës: Si nis? Si vazhdon dhe si përfundon?

Asnjë ditë e imja nuk është e njëjtë. Dhe kjo është e bukura e jetës time.

Vesa, faleminderit shumë që ishe në këtë intervistë. Për fund, cili do të ishte mesazhi ose urimi yt për festa, për lexuesit e Telegrafit?

Telegrafit i uroj një punë të mbarë edhe në vitin 2019, ju priftë e mbara! Ndërsa për gjithë ata që po lexojnë në këto momente, uroj që viti që vjen të jetë vit i dashurisë edhe i plotësimit të të gjitha dëshirave! Mezi po pres të ndaj me ju projektet e reja. /Telegrafi/

Në trend

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
E çuditur nga komentet negative, Era Istrefi reagon e revoltuar: Dikush qëllimshëm po mi shkruan

E çuditur nga komentet negative, Era Istrefi reagon e revoltuar: Dikush qëllimshëm po mi shkruan

Magazina
“Jam tifozi i tij më i madh” – Rakitic emëron ikonën e Barçës si lojtarin e tij të preferuar, nuk është Messi

“Jam tifozi i tij më i madh” – Rakitic emëron ikonën e Barçës si lojtarin e tij të preferuar, nuk është Messi

La Liga
Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Lajme
Aeroplani gjigant u “përplas” dy herë në pistën e aeroportit të Kalifornisë – rrotat nxirrnin tym – pastaj u ngrit përsëri

Aeroplani gjigant u “përplas” dy herë në pistën e aeroportit të Kalifornisë – rrotat nxirrnin tym – pastaj u ngrit përsëri

Amerika
Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Magazina
Kalo në kategori