Kur luksi nuk njeh kufij: Brenda jahtit 22 milionësh – me 5 kabina dhe një xhakuzi (Foto)

Jahti Allegria ishte një nga 46 superjahtet e prezantuar këtë vit në “Monaco Yacht Show”, transmeton Telegrafi.
Me një bar të madh dhe shumë vend për të marrë rreze dielli, dhe një vlerë prej rreth 22 milionë dollarësh, jahti duhet si një vend shumë i përshtatshëm edhe për argëtim.
Jahti Allegria vjen me 5 kabina që mund të përshtaten për të akomoduar deri në 11 mysafirë. Ai gjithashtu mund të strehojë 9 anëtarët e ekuipazhit.
Çfarë e karakterizon tjetër këtë jaht është edhe fakti se ai disponon tri suita VIP dhe një dhomë gjumi dyshe, të gjitha me nga një banjë.
Aty gjithashtu gjendet një banjë mahnitëse mermeri me një Xhakuzi të madh dhe me një kabinë dushi. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
18/10/2016
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate















































