LAJMI I FUNDIT:

Kur gjëndrat tiroide mbeten pa mbrojtje

Kur gjëndrat tiroide mbeten pa mbrojtje

Gjëndrat mbrojtëse apo tireoidea janë gjëndra të vogla me tajitje të brendshme, të cilat kanë formën e fluturës, janë të vendosura drejtpërdrejt në gjak tajisin hormonet triodtironin (T3) dhe tiroksin (T4), të cilat ndikojnë në fund të qafës dhe rëndom nuk mund të prekin metabolizmin e yndyrës, proteinës dhe hidrokarbureve, pra, praktikisht edhe në tërë organizmin, nga puna e zemrës deri te djegia e kalorive.

Dr. Luftime Bruka
Endokrinologe

Si pasojë e sasisë së pamjaftueshme të këtyre hormoneve në gjak, zhvillohet hipotireoza. Ndërprerja e plotë e sekrecionit të gjëndrave tiroide shkakton rënien e metabolizmit bazal në rreth 40%, ndërkaq në ngadalësimin e tyre zhvillohen gjithnjë e më shumë simptoma, siç janë rraskapitja, kapsllëku, përgjumja, ngadalësimi i rrahjeve së zemrës, mospërballimi i të ftohtit dhe shtimi i peshës trupore.


Lëkura bëhet e zbehtë dhe e thatë, thonjtë bëhen të dobët dhe lehtë të thyeshëm, ndërkaq flokët bien më shumë. Në konstatimet laboratorike shpesh janë të pranishme hiperkolesterolemia, si edhe anemia. Pastaj, ndodhin ndryshime në ngjyrën e zërit i cili bëhet i vrazhdë, ndërkaq e folmja bëhet e ngadalësuar, shfaqen edhe dhembja e muskujve, depresioni, harresa, si edhe cikli i parregullt menstrual dhe pamundësia e mbetjes shtatzënë.

Nëse nuk shërohen, simptomat bëhem gjithnjë e më serioze, që pasojnë me frymëmarrje të cekët, vështirësi kardiovaskulare dhe psikiatrike.

Më të rrezikuarit në këtë rast janë pacientët që kanë pamjaftueshmëri jodi, të cilët nuk duhet të neglizhojnë në asnjë moment kryerjen e vizitave tek mjeku specialist, i cili do të përcaktojë edhe terapinë diagnostikuese që pacienti duhet të ndjekë. Konkretisht, gjatë kësaj periudhe gjëndra e tiroides pëson ndryshime, duke shfaqur edhe shqetësime të formave të ndryshme.

Më të shprehurat janë strumat. Kjo gjëndër në kushte normale prodhon hormonin specifik, i cili është i domosdoshëm për organizmin, pasi i jep energjinë e duhur për të kryer aktivitetet e duhura. Kjo energji përftohet si pasojë e përpunimit dhe djegies së lëndëve ushqimore. Energjia e marrë në këtë rast është domosdoshme që të bëjë përshtatjen e trupit me temperaturat e jashtme të ambientit. Në mungesë të energjisë, edhe përshtatja nuk mund të arrihet, çka e ekspozon organizmin kundrejt shumë problemeve.

Në shumë raste sëmundja mund të shfaqet e heshtur ose dhe me pak simptoma, të cilat mund të ngatërrohen me komplikacione të tjera. Po ashtu duhet të dimë që shfaqja e shenjave klinike ndryshon në varësi të moshave. Konkretisht tek të vegjlit, në rastet kur ka mungesa të jodit fëmijët bëhen më të ndjeshëm, më nevrikë, të papërqendruar, janë më të prekur nga stresi apo ankthi. Gjithashtu shfaqin edhe probleme me lëkurën, e cila është më e thatë, si dhe probleme me flokët. Debulesa trupore tek kjo kategori është prezente vazhdimisht, çka i bën ata si më të vakët.

E rëndësishme është që sapo të vihen re komplikacionet, është e domosdoshme që të bëhet vizita tek mjeku specialist, për të kapur në kohë problematikën, sepse infeksioni i gjëndrës tiroide shfaqet edhe me temperaturë apo me dhimbje të forta në grykë, e cila kalon më pas edhe në pjesë të tjera të trupit.

Megjithatë, shenjat klasike evidentohen kur pacienti ndihet si i lodhur, vepron si i mërzitur, flet shumë, pasi paraqiten këtu tek ne me komplikacione të theksuara, që rrjedhin si pasojë e mostrajtimit në kohë. Në këto kushte shfaqet destruksion i indit të tiroides, i cili humbet funksionin e kësaj gjëndre, duke bërë që edhe organizmi më pas të mos marrë lëndët e duhura, që e bëjnë atë të jetojë shëndetshëm.

Ka edhe shumë raste kur mostrajtimi në kohë i kësaj sëmundjeje, siç është ajo e një hipotiroze të thellë, e cila shfaq probleme në frymëmarrje, si dhe mund të shkojë deri në probleme me zemrën.

Këta pacientë, si pasojë e mungesës së jodit mund të manifestojnë rrahje të shtuara të zemrës, e cila edhe mund të konfuzojë në lidhje me sëmundjen. Megjithatë, duhet të dimë që një tiroide e pamjekuar në kohë mund të agravojë deri në shfaqjen e problemeve në zemër, të cilat mund të çojnë edhe në takikardi.

Një rol të rëndësishëm në këto raste luan edhe dieta ushqimore, e cila duhet të jetë e pasur me produkte që shtonë sasinë e duhur të jodit në organizëm. Megjithatë, kjo dietë përcaktohet edhe nga mjeku, veçanërisht në rastet kur pacienti vuan edhe nga sëmundje të tjera kronike, si obeziteti apo diabeti.

Në rastet kur ka mungesa jepen preparate të caktuara, të cilat kanë përmbajtjen e jodit, për të cilin organizmi i një personi që vuan ka mungesa. Në këtë rast duhet të saktësojmë se dhënia e këtyre preparateve ndryshon te pacientët. Kjo do të thotë se pacienti fillimisht përcakton ecurinë e sëmundjes dhe më pas përcakton edhe diagnozën trajtuese. Sa më e kujdesshme të jetë në trajtimin e simptomave, aq më mirë kontrollohet dhe kryhet funksioni i duhur i kësaj gjëndre.

Në asnjë rast nuk duhet tepruar me marrjen e medikamenteve nëpër barnatore pa u këshilluar më parë me mjekun specialist, pasi mund të shfaqen edhe probleme. Ndërsa pacientët që trajtohen nga kjo sëmundje duhet të kryejnë analizat, për të kuptuar që doza që po marrin është e mjaftueshme, nëse duhet të rritet apo pakësohet.

Në përgjithësi gjatë këtij harku kohor, ku jemi në kontakt me temperatura të ulëta, këshillohet një rritje te lehtë e dozave të ilaçeve, që sigurojnë jodin në rastet e mungesës. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Shëndetësi
Kalo në kategori