Kur futbolli bëhet “shpëtim”: Gaza harroi luftën për 90 minuta për ta përcjellur El Clasicon
Në një qytet ku zhurma e bombave ka zëvendësuar prej muajsh zhurmën e jetës së përditshme, në Gaza u dëgjua diçka ndryshe – britma e gëzimit dhe e emocioneve të futbollit.
Pavarësisht se janë në gjendje lufte, ata u mblodhën së bashku për ta përcjellë ‘El Clasico’-n në një kafene.
Kafeneja, e organizuar me materiale të thjeshta që gjendeshin aty pranëm drunj, karrige të vjetra dhe perde të improvizuara, shërben si një strehë për tifozët që përballen çdo ditë me realitetin e luftës. Ky transmetim, sipas raporteve, u realizua në kampin e refugjatëve Bureij Camp.
Di Gaza, layar kecil jadi jendela kebahagiaan. Mereka menonton El Clásico dengan senyum yang bertahan, bahkan di tengah luka yang belum sembuh.
Sepak bola menjadi napas kehidupan di antara kesedihan yang tak berkesudahan.🇵🇸❤️🥹
pic.twitter.com/kuwFtrla5i
— FaktaBola (@FaktaSepakbola) October 29, 2025
Ekrani ku transmetohej ndeshja ishte e vetmja dritare drejt një bote tjetër për banorët që çdo ditë përballen me humbje dhe frikë
Të ndarë në dy tabore, disa tifozë të Real Madridit dhe disa tjerë të Barcelonës, të pranishmit duket se e kanë shijuar në maksimum spektaklin që dhuruan dy gjigantët spanjollë./Telegrafi/






























