LAJMI I FUNDIT:

Kur e huqin radarët: Voziste një Lada Niva, e dënuan sikur të ishte me një Ferrari

Kur e huqin radarët: Voziste një Lada Niva, e dënuan sikur të ishte me një Ferrari

Një incident i çuditshëm që thuhet të ketë ndodhur në Togliatti të Rusisë, meriton një vend në seksionin “besojeni apo jo”.

Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për një rast kur shoferi me emrin Andrey Derbenjov, njeriu kryesor i Mbrotjes Civile atje, ka marrë një “urim” nga policia, e cila në fakt e kishte “tronditur”.


Bëhet fjalë për një dënim për kalim shpejtësie për jo më pak se 146 kilometra në orë.

Kjo pasi që, siç thuhet më tej, ai, derisa po voziste me veturën e tij Lada Niva, në vendin ku është e lejuar shpejtësia 60 km/h, kishte lëvizur me shpejtësi jo më të vogël se 206 km/h!

Dhe kjo mund të ndodh nëse ai do të voziste ndonjë Ferrari, por assesi një Lada Niva të vjetër, e cila thuhet se shpejtësinë maksimale mund ta arrijë deri në 120 km/h.

E siç shkruajnë më tej mediat, ky nuk është rasti i parë që radarët rusë “bien në gjumë”.

Në periudhën prej 25 nëntorit 2016 deri më 9 shkurt 2017, radari i gabuar i kalibruar në 80 kilometrin e autostradës A-114 Vologda – Novaya Ladoga rezultoi me dënimin e qindra shoferëve. /Telegrafi/