LAJMI I FUNDIT:

Kur e humbni pushtetin, ju humbni gjithçka (Video)

Kur e humbni pushtetin, ju humbni gjithçka (Video)

Kur e humbni pushtetin, ju humbni gjithçka, nuk jeni në gjendje ta mbani atë rrjet klientalist as nëpërmjet dobive të ofruara, as nëpërmjet kërcënimeve, as me ndikim mediatik, në asnjë mënyrë, thotë profesor Nenad Maqrkoviq në intervistën javore të Radio Evropa e Lirë.

Në pyetjen e gazetares se me përkrahjen e vogël në protesta a vërehet një sinjal se Gruevski e humb përkrahjen e tij në parti, Markoviq thotë se ajo nuk është sinjal, është më tepër se një sinjal, sepse më parë forca e tij mobilizuese matej me mijëra njerëz, duke rikujtuar nismat e ndryshme protestuese, si “Për Maqedoni të përbashkët”, gjë që shkon në drejtim të politikës klientaliste që mbisundon në Maqedoni, ku nëse ju humbni pushtetin, humbni gjithçka.


“Prandaj në vend se të dilni në protestë me 100 ose 200 persona, me siguri është të mos e bëni aspak, sepse në këtë mënyrë shfaqni pafuqi politike, tregoni se ka rënë forca juaj mobilizuese”, tha Markoviq.

“Unë çdoherë mundohem të jem realist, ndoshta paksa edhe pesimist, por tani mendoj se ekziston një rrezik më i madh, për shkak të pritjeve të shtuara. Pritjet janë që së paku të bëhemi anëtarë të NATO-s. Nëse kjo nuk ndodh, ka mundësi të mëdha të përforcimit të fuqive anti-demokratike në Maqedoni dhe përsëri të udhëhiqemi nga politikat e njejta si në periudhën pas Samitit të Bukureshtit në vitin 2008, në periudhë të krenarisë së rreme kombëtare dhe izolimit”, tha Markoviq në pyetjen e gazetares në lidhje me pritjet për zgjidhjen e çështjes së emrit dhe rekomandimit për fillimin e negociatave me BE-në dhe anëtarësimin në NATO./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Kosova pranë anëtarësimit në KiE, Bakoyannis: Asnjë kandidati nuk i janë kërkuar kaq shumë reforma

Kosova pranë anëtarësimit në KiE, Bakoyannis: Asnjë kandidati nuk i janë kërkuar kaq shumë reforma

Lajme
Hyn në fuqi marrëveshja, Shqipëria dhe Kosova heqin kontrollet në kufij për nëntë muaj

Hyn në fuqi marrëveshja, Shqipëria dhe Kosova heqin kontrollet në kufij për nëntë muaj

Lajme
Hapet segmenti tre kilometra që lidhet me Urën e Kukësit, ura hapet plotësisht brenda qershorit

Hapet segmenti tre kilometra që lidhet me Urën e Kukësit, ura hapet plotësisht brenda qershorit

Lajme
Kurti takon tri nënkryetaret serbe, konsultohet për lirinë e asocimit të komunave në veri

Kurti takon tri nënkryetaret serbe, konsultohet për lirinë e asocimit të komunave në veri

Lajme
Gjykata Speciale, përfundon dëshmia e dëshmitarit të 60-të, gjykimi në ndaj Thaçit dhe të tjerëve rinis më 6 maj

Gjykata Speciale, përfundon dëshmia e dëshmitarit të 60-të, gjykimi në ndaj Thaçit dhe të tjerëve rinis më 6 maj

Drejtësi
Kalo në kategori