Kur cistet e mëlçisë janë të rrezikshme dhe a mund të kthehen në malinje

Disa tumore beninje të mëlçisë janë më të predispozuara për gratë që kanë përdorur preparate kontraceptive për më shumë se një dekadë dhe për kujdes dhe kontroll të veçantë është momenti kur ato ndërpresin marrjen e kësaj terapie
Cistet e mëlçisë janë tumore beninje shumë të zakonshme.
Ky organ është normalisht i prirë për shfaqjen e ndryshimeve tumorale dhe për fat të mirë shumica janë të një natyre beninje.
Edhe pse është kështu, ato kërkojnë monitorim për shkak të rrezikut të këputjes, por edhe kalimit të mundshëm në forma më të rrezikshme, transmeton Telegrafi.
Si ndahen tumoret e mëlçisë dhe te kush shfaqen më shpesh?
Cistet kongjenitale në mëlçi mund të shfaqen te njerëzit e të gjitha moshave, por, sipas statistikave, ato janë disi më të zakonshme te gratë e reja dhe të moshës së mesme.
Një kategori tjetër e anëtarëve të “gjinisë më të bukur” është në rrezik më të madh potencial: gratë shtatzëna, sepse niveli i estrogjenit ndikon në rritjen e tumoreve.
Sipas histogjenezës, tumoret e mëlçisë ndahen në:
▪ epiteliale
▪ joepiteliale
▪ të përziera.
Për sa i përket origjinës, ato mund të jenë:
▪ tumoret nga hepatocitet (qelizat e mëlçisë)
▪ nga epiteli i kanaleve biliare
▪ enë të gjakut dhe të ngjashme.

Cilat janë tumoret më të shpeshta të këtij organi
Tumoret beninje më të zakonshme të mëlçisë janë hemangiomat. Adenomat ndodhin dukshëm më rrallë, ndërkaq llojet e tjera janë edhe më pak të zakonshme. Kistet e mëlçisë janë tumore beninje të mëlçisë që janë të zakonshme. Tumoret e tillë më së shpeshti ndodhin në formë subkapsulare.
Hemangiomat janë përgjithësisht të vogla. Shumë rrallë janë të shumëfishta, kryesisht shfaqen individualisht. Përjashtim bën shfaqja e masave të mëdha tumorale kavernoze, të cilat janë rezultat i zgjerimit të enëve të gjakut.
Diagnoza vendoset me ultratinguj ose ekzaminim me skaner dhe në shumicën e rasteve me hemangioma të vogla, trajtimi nuk është i nevojshëm, por monitorimi me ultrazë është i detyrueshëm. Për hemangiomat e mëdha që shkaktojnë simptoma, mjekët sugjerojnë trajtim kirurgjik ose embolizim angiografik.
Kur shfaqen kistet e mëlçisë
Kistet kongjenitale (të lindura) në mëlçi janë të mbushura me lëng dhe mund të ketë më shumë prej tyre, me përmasa që variojnë nga disa deri në 10 cm. Ato duhet të monitorohen, mundësisht me ultratinguj ose skaner. Ashtu si me hemangiomat, terapia në përgjithësi nuk është e nevojshme nëse ato nuk janë jashtëzakonisht të mëdha ose në rritje të shpejtë. Më pas këshillohet një punksion ose heqje nën kontrollin me ultratinguj. Është e nevojshme të monitorohen, sepse në një numër njerëzish ato mund të ndryshojnë në një gjendje malinje.
Larvat mund të zhvillohen nga vezët Echinococcus (parazit Echinococcus) në trupin e njeriut. Duke u përhapur përmes qarkullimit të gjakut, ato mund të përhapen në organe të tjera. Formohen kiste të cilat zakonisht mbahen në mëlçi. Organe të tjera në të cilat kistet mund të shfaqen si pasojë e infeksionit me ekinokok janë mushkëritë, kockat, veshkat, truri…
Cilat janë karakteristikat e adenomës së mëlçisë
Adenomat e mëlçisë janë tumore beninje të mëlçisë që shfaqen më rrallë se hemangiomat. Ato mund të jenë të vetme ose të shumëfishta. Më shpesh, ato janë nënkapsulare, me madhësi 2 deri në 10 cm. Zakonisht nuk shkaktojnë asnjë simptomë, por kur janë më të mëdha se 5 centimetra, mund të shkaktojnë dhimbje të shurdhër dhe parehati në rajonin e kafazit të kraharorit të djathtë.
Komplikimet e adenomës janë të rralla dhe janë këputje spontane ose gjakderdhje masive më të mëdha në zgavrën e barkut.
Gratë që kanë përdorur kontraceptivë për më shumë se një dekadë janë më të prirura ndaj adenomave të mëlçisë dhe kërkohet kujdes dhe kontroll i veçantë kur ato ndërpresin marrjen e kësaj terapie.
Çfarë është sëmundja policistike e mëlçisë
Sëmundja policistike e mëlçisë është një sëmundje e lindur, e trashëguar e këtij organi. Kur cistat janë të mëdha, ato shkaktojnë dhimbje nën kafazin e djathtë dhe zmadhimin e mëlçisë. Verdhëza mund të ndodhë si pasojë e presionit të kistit në kanalin biliar dhe një gjendje tjetër e rëndë që mund të ndodhë është hipertensioni portal, për shkak të presionit në venën porta. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti nuk e përballon dot debatin, çohet dhe largohet nga banorët gjatë transmetimit direkt në BBVA

As Ancelotti nuk e qetësoi, Brahim Diaz iu hakmor Diego Simeones

"Nuk kam parë gjë më të shpifur", Gjesti kritikohet pasi i erdhi ndot nga trupi i Eglit për shkak të nishanit

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Trump kërcënon studentët protestues: Të huajt do të dëbohen, amerikanët do të burgosen

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi