LAJMI I FUNDIT:

Kuptimi i fjalëve turke ‘tay can’ me të cilat Porsche emëroi makinën e parë elektrike (Foto)

Kuptimi i fjalëve turke ‘tay can’ me të cilat Porsche emëroi makinën e parë elektrike (Foto)

Porsche kaloi një proces që zgjati një vit e gjysmë, derisa kombinoi fjalët turke ‘tay’ mëzi energjik i kalit, si dhe ‘can’ që është shpirti

Modeli 911 është duke e shijuar qendrën e vëmendjes, prej se u prezantua në LA Auto Show, por për një kohë të shkurtër, fokusi do të jetë te makina e parë elektrike, që do të nisë një epokë të re te Porsche, transmeton Telegrafi.


Fillimisht i njohur si Mission E, modeli që lansohet më 2020, në qershor u quajt Toycan. Po që se keni menduar se çfarë nënkupton, prodhuesi gjerman ka bërë të ditur kuptimin dhe procesin që kaloi derisa vendosi për atë emër.

“Të gjendet emri, për një makinë që nuk ka paraardhës është shumë e vështirë. Sinqerisht, është vështirë të mendohet si sfidë”, ka thënë Kjell Guner, shef i marketingut në Porsche.

Duke e konsideruar si shprehjen më të rëndësishme, është menduar për shkronjat dhe emrin që do ta përfaqësojë edhe historinë e kompanisë.

“Emri është vendim emocional – por, që bazohet në fakte dhe argumente. Kërkon qasje sistematike, si dhe shumë vëmendje në detaje”, ka shtuar Guner.

Ekipet e shumta, kanë dhënë propozimet, duke mbledhur në tërësi 600 emra, teksa më vonë janë zgjedhur vetëm disa. Ato janë kontrolluar nga 33 banorë të shteteve të ndryshme, nëse kanë ndonjë kuptim tjetër në gjuhën e tyre. Avokatët kryen verifikimet e tyre, për të gjetur nëse bien ndesh me ndonjë të drejt autoriale.

Procesi rigoroz ka zgjatur për një vit e gjysmë, derisa ekspertët nuk i prezantuan propozimet në një takim që u zhvillua gjatë vitit të kaluar. Tashmë dihet mirë, se Porsche makinën e parë elektrike e ka emëruar Toycan.

Emri thuhet të jetë zgjedhur, pasi që prezanton ‘gjallërinë, vrullin, energjinë, hapin e lehtë edhe pas një rruge të gjatë dhe të mundimshme, si dhe shpirtin e lirë’. Ky emër rrjedhë prej dy frazave turke ‘toy’ që nënkupton, mëzi energjik i kalit, si dhe ‘can’ që është shpirti. /Telegrafi/