LAJMI I FUNDIT:

Kundërthëniet ligjore në detyrimet e subjekteve politike

-Vështruar nga aspekti i Ligjit për Parandalimin e Shpërlarjes së Parave dhe Financimin e Terrorizmit dhe Ligjit për Financimin e Subjekteve Politike

Republika e Kosovës në një të ardhme të afërt nuk do të ndjejë “mungesë” e ligjeve, por do të ketë kokëçarje të mëdha në mënyrën e ndërtimit të legjislacionit, i cili qysh tani veç po përcillet me paqartësi, kundërthënie brenda dispozitave, mosharmonizmim të kapitujve, terminologji joadekuate dhe gjuhës së pastandartizuar.


Diçka që ishte e rëndësishme të nxirret nga kontesti i Ligjit për Parandalimin e Shpërlarjes së Parave dhe Financimin e Terrorizmit, pikërisht ishin vërejtje që në fillim u theksuan, fenomene që po e përcjellin gati tërë legjislacionin.

Ky ligj Nr. 03/ -196 , i cili ka hy në fuqi, më 30 shtator 2011, zëvendëson Rregulloren e UNMIK-ut 2004/2 Mbi Pengimin e Shpërlarjes së Parave dhe Veprave të Ngjashme Penale.

Siç duket brenda dispozitave të tij këtij ligji ( LPSHPFT) pa u bërë një punë më analitike dhe komperacion ku preken fushat e tjera të legjislacionit, janë inkorporuar kapituj dhe dispozita, të cilat për organet ekzekutive do të sjellin kokëçarje gjatë implementimit të tij.

Në nenin 25 të (LPSHPFT) Detyrimet shtesë të partive politike dhe kandidatëve të regjistruar, ka një komplikim të theksuar të një varg çështjeve që kanë të bëjnë me kontributet në para që tejkalojnë një mijë ( 1.000) Euro nga një burim i vetëm.

Edhe pse përkufizimet nga neni 25.1 detyrimet ia adreson në mënyrë decidive partive politike dhe siç thuhet kandidatëve të regjistruar, mund të thuhet, se kjo dispozitë ligjore, kështu siç është e ndërtuar ka këto mangësi dhe kundërthënie : E para ky përkufizim është i ngushtë dhe përjashton nga obligimet subjektet e tjera politike si: kooalicionet, iniciativat qytetare, kandidatët e pavarur.

Në aspektin terminologjik ekzison një shkarje, e cila ose ka ndodhur gjatë bartjes së dispozitave nga Rregullorja e UNMIK-ut 2004/2 ose në mungesë të njohurive profesionale të hartuesve për legjisalcionin e zgjedhjeve.

Nocioni “kandidat i regjistruar” është i shpërputhshëm siç trajtohet me dispozitat nga në Ligji për Zgjedhjet, Ligji Nr. 03/L-73, sepse kandidatët e pavarur apo të subjekteve politike, nuk regjistrohen, por pas aplikimit për certifikim gjatë procesit zgjedhor, i nënshtrohen plotësimit të kritereve për certifikim, me çka janë procedura dhe dispozita krejtësihsht të veçanta me procedura e regjistrimit të partive politike.

Dallimet në dhënien e shumës së kontributeve

Me hyrjen në fuqi të Ligjit për Financimin e Subjekteve Politike, në nenin 5, Kontributet për Subjektet Politike, ku flitet për shumën e kontributeve që u lejohet të marrin subjektet politike nga individë dhe personat juridik, ekzsiston një dallim i madh jo vetëm në shumën e kontributit, por edhe sa i përket periudhës kohore të dorëzimit.

Në Ligjin për Parandalimin e Shpërlarje së Parave dhe të Financimit të Terrorizmit, partive politike dhe kandidatëve nuk u lejohet brenda një dite të vetme të pranojnë më shumë se një mijë (1.000) Euro nga një burim i vetëm, ndërsa tani me Ligjin për Financimin e Subjekteve Politike, shuma e kontributeve që mund të jap një kontribues në cilësinë e personit fizik për periudhën njëvjeqare nuk duhet të tejkaloj dy mijë ( 2.000) Euro për një (1) vit kalendarik.

Për personat juridik kjo shumë e kontributit është e limituar deri më dhjetë mijë (10.000) Euro.

Afatet e ndryshme kohore të Raporteve Vjetore Financiare

Një tjetër kundërthënie që ka Ligji për Parandalimin e Shpërlarjes së Parave dhe Financimin e Terrorrizmit është afati kohor lidhur me dorëzimin e Raportit Vjetor Financiar të Partive Politike, i cili kështu siç është përcaktuar periudha gjashtë (6) mujore, bie ndesh me afatin e përcaktuar me Ligjin për Financimin e Subjekteve Politike, që në nenin 15 pika 1, thuhet se subjektet politike të regjistruara ia dorëzojnë KQZ-së për çdo vit raportin vjetor financiar, më së largu deri më 1 mars të vitit vijues, me çka ngjajshmëm e përcaktohet me Rregullën 01/2008 Për Regjistrimin dhe Veprimin e Partive Politike.

Përveç një procedure të amandamentimit të këtyre ligjeve tani ose në një të ardhme të afërt, do të ishte mire të punohet në harmonizimin e tyre dhe evitimin e mangësive që u ceken më lartë, që një ligj të mund të jetë i implementueshëm nga organet ekzekutive.

(Autori është zyrtar i lartë ligjor në Zyrën për Regjistrimin e Partive Politike dhe Certifikim)

Në trend

Më shumë
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës

Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës

La Liga
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Lajme
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Magazina
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Botë
Larg Meritonit me pushime në Itali, turisti e pyet a je e famshme? - Ilnisa Agolli jep përgjigjjen interesante

Larg Meritonit me pushime në Itali, turisti e pyet a je e famshme? - Ilnisa Agolli jep përgjigjjen interesante

Magazina
Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit

Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit

La Liga
Kalo në kategori