LAJMI I FUNDIT:

Kundërshtohen ndërtimet te liqeni i Badovcit, kërkohet pezullimi i të gjitha vendimeve dhe sqarim nga ana e Komunës së Prishtinës

Kundërshtohen ndërtimet te liqeni i Badovcit, kërkohet pezullimi i të gjitha vendimeve dhe sqarim nga ana e Komunës së Prishtinës

Kuvendi Komunal i Prishtinës ka mbajtur seancë të jashtëzakonshme për ndërtimet në liqenin e Badovcit, pas inicimit nga ana e 19 asamblistëve.

Në emër të këtij grupi ka folur asamblisti nga radhët e PDK-së, Leutrim Retkoceri. Ai ka theksuar se PDK është kundër ndërtimeve në Badovc, të cilat rrezikojnë ujin e pijshëm për qytetarët e Prishtinës.


“Sot së bashku me qytetarët jemi mbledhur që të kundërshtojmë ndërtimet në liqenin e Badvocit, të mbrojmë ujin e pijshëm . Kjo seancë është iniciuar nga grupi asamblist i PDK-së dega në Prishtinë. Duke pasur parasysh neglizhencën dhe mos transparencën e Komunës së Prishtinës, ka qenë e domosdoshme që kjo të ngrihet edhe si çështje institucionale”, ka thënë Retkoceri.

Ai ka shtuar duke e ditur rëndësinë e ujit të pijshëm, duhet ta mbrojmë liqenin nga rreziku që i vjen nga ndërtimet.

Retkoceri tutje akuzoi Komunën e Prishtinës për mos transparencë dhe neglizhencë.

“Do të mbrojmë ujin e pijshëm të liqenit nga rreziku që vjen nga ndërtimet. Ky ujë është jetik për ne. Kjo seancë është mundësi që qeverisja lokale dhe kryetari i saj të sqarohen për të gjitha rrethanat. PDK është për zhvillim të kryeqytetit dhe kapitalit privat, por jemi të pakompromis në mbrojte të interesit publik dhe ligjeve të Kosovës”, tha Retkoceri.

Ai shtoi se PDK është kundër ndërtimeve që shkelin ligjin dhe planet rregulluese në Badovc.

Shefi i grupit të asamblistëve të LDK-së, Halim Halimi ka kërkuar që të pezullohen ndërtimet në liqenin e Badovcit.

“Të pezullohen ndërtimet deri në nxjerrjen e dokumenteve, duke pasur parasysh që është zonë në interes të veçantë pasi që kemi të bëjmë me ujë të pijshëm. Asgjë nuk kam kundër kompanisë, mirëpo kompanitë e këqyrin interesin privat nuk ju intereson interesi i qytetarëve. Ata kanë interes me përfitu, qytetarët do të ndjejnë mungesën e ujit”, ka thënë Halimi, shkruan Telegrafi.

Në anën tjetër Vala Peshku në emër të grupit asamblisti të PSD-së, ka akuzuar asamblistin e PDK-së, Leutrim Retkoceri që është duke e politizuar këtë çështje.

Ajo ka thënë se nuk e sheh të arsyeshme ndaljen e fjalës së qytetarëve që të flasin në këtë seancë.

“Nuk e shoh të arsyeshme me ja ndalu fjalën.. unë besoj nuk duhet mi bo problem dikujt që del flet në emër të 20 mijë qytetarëve. Është fatkeqësi nëse vazhdoni me ngjyrime politike të kësaj qështje, kjo qështje nuk duhet mu kthy si poen politik. Leutrim ty po të drejtohem dhe nëse ti ki problem unë nuk kam, dhe këta ta thom në fytyrë”, ka thënë Peshku.

Eman Rrahmani nga LVV ka kërkuar që qytetarëve t’i jepet fjala dhe t’i prezantojnë pesë pikat lidhur me çështjen e ndërtimeve në Badovc.

“T’i jepet fjala dhe t’i paraqet kërkesat… jemi pajtu që këto kërkesa të paraqiten nga qytetarët. Ti ndalim diskutimet dhe të hedhet në votim…”, ka thënë Rrahmani.

Kundër ndërtimeve në liqenin e Badovcit kanë dalë edhe AAK dhe AKR.

Në fund në emër të qytetarëve Ali Seba ka kërkuar që të merret vendim meritor dhe t’i merren parasysh kërkesat e qytetarëve.

Seba propozoj edhe tri pika ku kërkoi që të votohen nga asamblistët.

“Ne propozojmë tri pika:

1. Anulimin e vendimit të Komunës për caktimin e kushteve ndërtimore

2. Pezullimin e të gjitha vendimeve kushteve ndërtimore, lejeve ndërtimore në zonën e parë, dytë dhe tretë deri në nxjerrjen e dokumenteve të reja të planifikimit hapësinor

3. Fillimin e procedurave për shpalljen e zonave përreth liqenit peizazh i mbrojtur i natyrës dhe bashkimin e tyre me Gërmin dhe nga Ministria të kërkohet që ajo zonë të jetë zonë e gjelbër dhe të mos ndërtohet”, tha Seba. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

Lajme
FSK zgjedh ushtarin më të mirë për vitin 2024

FSK zgjedh ushtarin më të mirë për vitin 2024

Siguri
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Tentim-vrasja në Dragash, dhëndri plagos ish-vjehrrin jashtë objektit të gjykatës

Tentim-vrasja në Dragash, dhëndri plagos ish-vjehrrin jashtë objektit të gjykatës

Kronika e Zezë
Gjenden pa shenja jete dy personaa, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Gjenden pa shenja jete dy personaa, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Plagoset një person në Dragash

Plagoset një person në Dragash

Kronika e Zezë
Kalo në kategori