Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Uran Ismaili, ka kërkuar unitet të brendshëm, për të ecur drejt një strategjie të dakordësuar, për fazën finale të dialogut me Serbinë.
Ismaili ka thënë se Kosova nuk duhet të shqetësohet nëse me veprimet që ndërmerren mund të shkaktohet domino efekt, por të punojë shumë për ta hequr këtë barrë nga gjeneratat e reja.
“Ne duhet të kemi rol aktiv në rregullimin e brendshëm, por edhe vizavijë zhvillimeve ndërkombëtare. Çështja e Kosovës ësthë që ne duam të kemi vulë ndërkombëtare, pra të jemi me ulëse në OKB. Për shkak të politikës aktive që kemi pasur, ne kemi arritur që ta shyjmë cështjen e Kosovës. Ne e kemi krijuar njëlloj spirance cështjen e Kosovës në këmbët e Serbisë. Nuk mund të hyjmë në analiza të thella dhe të mendojmë mos po krijojmë domino efekt“, tha Ismaili, në Zona B të Klan Kosovës.
“Prandaj Partia Demokratike e Kosovës e ka të qartë që duhet hequr kjo barrë nga gjeneratat e reja. Nuk është dashuri, por është guxim të hyhet në bisedime me një lider si Aleksandar Vuçiq, i cili gati e ka shuar demokracinë në Serbi”.
“Një ndër format për ta krijuar strategjinë e përbashkët është Ekipi i Unitetit. Kemi dhënë mundësi si qeveri që ta kemi një grup të tillë, të cilin e udhëheq kryetar i NISMA. Pra kemi krijuar në Ekip Uniteti neutral. Nëse nuk merret pjesë në Ekip Uniteti, mendoj që po e thellojmë polarizimin. Ka nevojë për konsensus kombëtar. Nuk mund të krijohet strategjia duke e këqyrë seri njëri-tjetrin“.
“Kam folur për rrezikun e Asociacionit. Kam thënë që LDK-ja e ka një peshë pak më të lartë. Ne kemi një nënshkrim të kryetarit të LDK-së, që është rrëzuar nga Gjykata Kushtetuese. Unë mendoj që rreziku i Asociacionit është i gjallë. Por ai nuk duhet të na bëjë që LDK-ja të largohet edhe më shumë nga procesi. Prandaj po ftoj më shumë që të bëhemi bashkë dhe ta kemi të qartë si do t’i kundërvihemi Serbisë”.
“Në këtë kundërshtim, ka pak personale me presidentin, shumë me Partinë Demokratike të Kosovës”.
Ismaili më tutje ka nënvizuar që marrëveshjen anti-kushtetuese për Asociacionin e ka nënshkruar ish-kryeministri dhe kryetari i LDK-së, Isa Mustafa.
“Në dokumentin e parë të nënshkruar nga Hashim Thaçi nuk ka asnjë shkelje kushtetuese. Në dokumentin e nënshkruar nga Isa Mustafa ka mbi 20 shkelje kushtetuese. Në atë kohë kryeministri Isa Mustafa ka nënshkruar një marrrëveshje që është hedhur poshtë. Mua nuk më vjen mirë që ai e ka nënshkruar atë dokument. Por po tregoj që ekziston një problem që ka ndodhur gjatë qeverisjes të kryeministrit Mustafa”.
“Në kushtetutë Serbia e ka të prëcaktuar kufirin, ku edhe Kosova është pjesë e saj. Por neve nuk na intereson ajo gjë. Ne duhet të kërkojmë që të vendosen kufijtë”, tha Ismaili.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Nga ngrohja në Prishtinë te infrastruktura, si po ndikon pezullimi i fondeve të BE-së për Kosovën

FSK në vendin e 141-të, publikohet indeksi i fuqive ushtarake në botë

Plazh në shkurt, pushuesit në Vlorë sfidojnë temperaturat e ulta dhe lahen në det

Temperaturat shënojnë rritje - ja si do të jetë moti gjatë javës së ardhshme

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Ende nuk janë numëruar mbi 96 mijë vota

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë