LAJMI I FUNDIT:

Kundërshtar i të atit, profesor i të birit

Kundërshtar i të atit, profesor i të birit

Në një intervistë dhënë për “Euronews Albania” me rastin e hapjes së një ekspozite figurative, Greg Rama, djali i kryeministrit Edi Rama, ka zbuluar se për kurator ka kundërshtarin politik të të atit.

“Këtë herë kam bashkëpunuar me ca njerëz shumë pozitivë dhe dashamirës, shumë të përkushtuar ndaj kësaj pune, duke filluar nga kuratori Ardian Isufi duke vazhduar me Altin Likën që e kam dhe mik, si dhe disa njerëz të tjerë që janë bërë një pjesë shumë e rëndësishme e kësaj gjeje”, ka thënë ai.

Ardian Isufi është pjesë e Departamentit të Kulturës në Partinë Demokratike, njëherësh pedagog i njohur i Arteve Figurative.