LAJMI I FUNDIT:

Kumnova apel Qeverisë: Të bëhet përpjekje e sinqertë për zbardhjen e fatit të të zhdukurve

Kumnova apel Qeverisë: Të bëhet përpjekje e sinqertë për zbardhjen e fatit të të zhdukurve

Kryetarja e shoqatës “Thirrjet e Nënave”, Nesrete Kumnova, ka apeluar te institucionet e vendit, në veçanti te kryeministri Albin Kurti, që të kërkojë me këmbëngulje zbardhjen e fatit të personave të zhdukur gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Në kodrën e Çabratit në Gjakovë, aty ku janë të varrosur mbi 50 martirë të lirisë, Kumnova tha se të gjithë kriminelët kanë emër e mbiemër dhe të njëjtit duhen të dalin para drejtësisë e të marrin dënimin e merituar.

“Në kodrën e Çabratit janë tri data ku janë vrarë e rrëmbyer, kemi ardhur t’i përkujtojmë dhe për t’i bërë thirrje institucioneve vendore dhe ndërkombëtare që të bëjnë presion, sinqerisht, jo formalisht, dhe të kërkojnë nga Serbia dhe t’i kthejnë më të dashurit tanë nga varrezat masive të Serbisë. Të gjitha shpresat janë të kryeministri Kurti, të cilin e kemi përkrahës prej ditëve të para, e kemi pas krahë të djathtë”.

“Tash jemi të lumtur që e kemi kryeministër, dhe ta ngreh zërin për zbardhjen e fatit të të pagjeturve por edhe të kërkojë që kriminelët të dalin para drejtësisë dhe të marrinë dënimin e merituar, sepse të gjithë kanë emër dhe mbiemër, ata qe kanë hyrë në shtëpia dhe na kanë rrëmbyer më të dashurit tanë”, u shpreh ajo.

Nesrete Kumnova ende nuk di asgjë për fatin e djalit të saj të vetëm, Albionit, i rrëmbyer me forcë nga paramilitarët serbë.

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Lajme
Si ndikon dygjuhësia në zhvillimin neurokognitiv te fëmijët dhe roli i teknologjisë – shpjegon Pervizaj, mjeke Neuroshkencës Kognitive

Si ndikon dygjuhësia në zhvillimin neurokognitiv te fëmijët dhe roli i teknologjisë – shpjegon Pervizaj, mjeke Neuroshkencës Kognitive

Elfije Boletini
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Këshilli i Sigurimit i OKB-së refuzon serish propozimin rus të diskutohet për sulmet ajrore të NATO-s mbi Serbinë

Këshilli i Sigurimit i OKB-së refuzon serish propozimin rus të diskutohet për sulmet ajrore të NATO-s mbi Serbinë

Lajme
Kalo në kategori