LAJMI I FUNDIT:

Kumbaro: Do të gjobiten kryetarët e bashkive që s’menaxhojnë pastrimin e zonave turistike

Kumbaro: Do të gjobiten kryetarët e bashkive që s’menaxhojnë pastrimin e zonave turistike

Në destinacionet turistike të Shkodrës nisi aksioni i pastrimit për të mirëpritur pushuesit vendas dhe turistët e huaj.

Në këtë aksion që startoi nga Velipoja për t’u shtrirë në Zogaj, Shirokë dhe Muriqan u përfshinë  Forcat e Armatosura, Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, Ministria e Mbrojtjes, Prefektura  dhe Bashkia Shkodër.

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro paralajmëroi se ndaj kryetarëve të  bashkive të cilët nuk menaxhojnë dot territorin e tyre do të aplikohen gjoba.


Gjithashtu ministrja Kumbaro dha lajmin se në landfillin e Bushatit ka nisur procesi për krijimin e një mjedisi të dedikuar për vend-depozitimin e mbetjeve inerte.

Çdo sezon turistik, Velipoja pret rreth 200 mijë pushues, por shqetësimet kryesore mbeten hapësirat publike, sistemi i plazheve dhe mbeturinat. Për këtë të fundit, duhet që edhe qytetarët, të tregohen me të kujdesshëm.